5 fëmijë që flenë në magazinën e rrënuar, nëna: Nuk kemi bukë të hamë

7 pjesëtarë të familjes Shera jetojnë brenda një magazine të rrënuar duke rrezikuar çdo ditë jetën e tyre. Kjo është historia e trishtë e familjes Shera, e cila u trajtua ditën e sotme në  emisionin “Pa gjurmë” Report tv.

Familja prej 7 anëtarësh jetojnë në kushte tepër të vështira jetese, e vetmja ndihmë që ata marrin është  76 mije lekë të vjetra, e cila nuk shërben as për ilaçe.

Kjo është banesa në të cilën banojmë, është një magazinë. Këtu jetoj unë më burrin dhe 5 fëmijët, nga kjo gjendje që kemi kaluar gjithë dimrin kam probleme me grykët, çdo 3 muaj marr mjekim. Nga kjo banesë na kanë thënë që të dalim, pasi kjo banesë do të prishet, madje dhe tani është e dëmtuar nga tërmeti. Unë jam pa punë, nuk mundem të punoj prej fëmijëve sepse fëmijët sëmuren. Për momentin nuk kam as ushqime, sot kam dhe ditëlindjen e gocës që nuk kam me çfarë t'ia bëj, ajo bën 7 vjeçe dhe nuk I kam marrë asgjë…nuk  di ca të them. Marr vetëm 76 mijë lekë ndihmë ekonomike me këtë shtyjmë muajin, lajm dhe borxhet dhe ca ngelet pastaj e shtyjmë ashtu…Jemi veti 7 nuk na dalin për asgjë, çdo gjë është e shkatërruar, nuk kam asnjë të ardhme, as shtëpi asgjë… 3 fëmijët e mëdhenj shkojnë në shkollë tani nuk marrin dot as mësimet online, edhe kur flemë gjumë kemi frik, kur bie shi flemë në tokë. Në spital më than të marr mjekim por s'mundem, 2 gjilpëra në ditë kushtojnë 14 mijë lekë, më kanë thënë të bëj operim por nuk mundem. Shtëpisë sipër i kemi vendos plasman por nuk e mban, futet uji I gjithë brenda. Kemi nevojë urgjente për shtëpi, madje as lavaman as tualet nuk kemi…sepse nëse na nxjerrin nuk kemi ku të shkojmë", tha nëna.

Ndërsa vajza e vogël e familjes, e cila sot kishte ditëlindjen shpreh dëshirën që t’i realizohet vetëm një surprizë "Unë jam Klea 7 vjeçe, e cila po sot kam ditëlindje dhe surpriza ime për ditëlindje është vetëm 1 tortë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit