5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit

5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit

Pensionistë

Së shpejti pritet që të rishikohet për herë të 5 buxheti i shtetit i vitit 2021. Dy do të jenë arsyet kryesore, dhënia e bonusit për pensionistët në vend, dhe së dyti është rishpërndarja e fondeve, ku pritet të rriten pagesat për projektet infrastrukturore rrugore dhe për infrastrukturën e ujit.

Edhe këtë vit 668,890 pensionistë do të marrin shpërblimin për festat e fundvitit i kthyer traditë prej vitesh, por burime nga Ministria e Financave thotë se ende nuk është caktuar masa e shpërblimit që do të jepet.

Ndërsa sa i takon vitit të ardhshëm nuk do të jetë më dilema e masës së shpërblimit, pasi është e caktuar që në projektligjin fillestar të projektbuxhetit të vitit 2022.

Janë 3.5 miliardë lekë që janë përcaktuar në projektbuxhetin e 2022, për bonusin e pensionistëve, dhe praktikisht masa e shpërblimit do të jetë 5 mijë lekë për çdo qytetar. Po ashtu në relacionin e projektbuxhetit është saktësuar edhe masa për indeksimin e pensionit.

“Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët”, thuhet në relacion.

Edhe pse në situatë të vështirë ekonomike prej pandemisë COVID-19, pensionistët e morën shpërblimin prej 5 mijë lekësh, me fond total 3.4 miliardë lekë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet