5 shenjat më me fat të horoskopit gjatë muajit shtator

5 shenjat më me fat të horoskopit gjatë muajit shtator

Foto ilustruese

Shtatori do të jetë i mbushur me tension pasi Urani dhe Mërkuri janë në prapavijë. Kjo do të bëjë që shumë prej jush të identifikojnë problemet e marrëdhënieve ndërpersonale falë ndikimit të periudhës së Virgjëreshës. Por, ndërkohë fokusi do iu shkojë automatikisht te problemet, ndaloni pak për t'u marrë me gjendjen tuaj të brendshme. Pavarësisht vështirësive dhe gjërave që herë pas here duket sikur s'shkojnë si duhet, disa shenja në veçanti mund ta quajnë këtë shtator si muajin e tyre me fat.

1. Luani

Ky është muaj ideal për të rregulluar çështjet e financës. Idetë tuaja krijuese mund të dalin në dritë gjatë këtij sezoni me ndihmën e energjisë së Virgjëreshës, që ju shtyn për të bërë gjithmonë lëvizje para.

2. Virgjëresha

Shtatori do të ndikojë pozitivisht në vetëbesimin tuaj. Rrjeti juaj i kontakteve që lidhen me karrierën do të zgjerohet dhe gjithashtu do të bëni lëvizje të zgjuara prej të cilave do të gjeneroni para.

3. Shigjetari

Jupiteri po ju frymëzon të nxirrni artistin brenda jush. Ky muaj është goxha i suksesshëm për ju, prandaj nxirrni në pah çfarë keni brenda, sido të duket ajo.

4. Akrepi

Shtatori përmirëson ndjeshëm jetën tuaj sociale, duke ju ndihmuar të krijoni marrëdhënie të ngushta dhe shumë të thella me njerëzit që keni pranë. Gjithashtu është muaj i mirë për të marrë përsipër përgjegjësi të mëdha që kërkojnë shumë besim në vete.

5. Peshqit

Këtë muaj do të ndjeni dashurinë! Kini prioritet romancën, sidomos në 4 shtator. Për sa i përket financave, mbani mend datën 26 kur Jupiteri ju surprizon në disa çështje parash.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?