5 vitaminat që duhet të merrni për një lëkurë të shëndetshme

5 vitaminat që duhet të merrni për një lëkurë të shëndetshme

Problemet e lëkurës prekin shumë njerëz duke filluar nga lëkurat e thata, me akne apo pore. Kushtet e ndryshme të lëkurës kërkojnë trajtime specifike.  por nëse përfshini në dietën tuaj këto lloj vitaminash do të kini një lëkurë optimale.

Këto janë pesë vitaminat esenciale për t'a mbajtur lëkurën e shëndetshme:

Vitamina A

Vitamina A mban lëkurën të shëndetshme. Disa nga burimet ushqimore që janë të pasura më këtë vitaminë janë djathi, veza, qumështi, kosi. Këshillohet se duhet të merret 0.7mg nga kjo vitaminë.

Vitamina B2

Kjo vitaminë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës, syve si dhe një sistem nervor të shëndetshë. Ajo mund të gjendet në qumësht, vezë, oriz dhe drithërat që përdoren gjatë mëngjesit. Meshkujt këshillohet të marrin 1.3mgvitaminë B2 në ditë, ndërsa femrat 1.1 mg.

Vitamina B3

Vitamina B3 mban të shëndetshëm lëkurën po ashtu dhe sistemin neror dhe gjendet në mish, peshk, miellin e grurit, vezë dhe qumësht. Meshkujt kanë nevojë për 16.5mg vitaminë B3 në ditë, ndërsa femrat kanë nevojë për 13.2mg në ditë.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave, enëve të gjakut dhe kockave. Ajo gjendet tek portokalli, specat er kuq dhe të gjelbër, luleshtrydhet, brokoli, lakra dhe patatet. Rekomandohet për të dyja gjinitë të marrin 40mg vitaminë C në ditë.

Vitamina E

Vitamina E ndihmon në ruajtjen e lëkurës dhe forcon sistemin imunitar. Ajo mund të gjendet në vajra bimore, të tilla si sojë dhe vaji i ullirit, arrat, farërat dhe gruri. Meshkujt këshillohen të marrin 4 mg vitaminë E në ditë, ndërsa femrta kanë nevojë për 3 mg në ditë.

Këshillon që njerëzit të jenë në gjendje të marrin të gjitha vitaminat që u nevojiten duke pasur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet