5 vite burg për korrupsion me tenderat e ushqimeve, ish-drejtori i Burgjeve kërkon pafajësi

5 vite burg për korrupsion me tenderat e ushqimeve, ish-drejtori i Burgjeve kërkon pafajësi

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto

Artur Zoto, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për korrupsion me tenderat e ushqimeve, kërkon pafajësinë në Apel.

Report Tv siguron ankimin e Zotos i cili pretendon se akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria për korrupsion pasiv dhe për rrjedhojë i dënuar nga shkalla e parë, janë të pabaza. 


(Ankimi i Artur Zotos në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda)

Avokati mbrojtës Ardian Leka tha se Gjykata ende nuk ka zbardhur vendimin që dënoi Zoton edhe pse kanë kaluar 10 ditë. Pritet që Apeli i Krimeve të Rënda të vendosë për këtë kërkesë të ish-kreut të Burgjeve, Artur Zoto.

Korrupsion me tenderët e vezëve dhe bulmetit
Artur Zoto u prangos afro një vit më parë ndërsa prokuroria përdori si prova ndaj tij deklarimet e ish vartësit të Zotos, Iliaz Labi, që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Labi në deklarimet e tij zbuloi skemën e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në drejtorinë e burgjeve.

Sipas Labit ai kishte marrë para nga biznesmenë duke përcaktuar fituesit e tenderit të vezëve dhe bulmetit, por Zoto e mohoi këtë akuzë duke thënë se jo vetëm s’ka marrë para, por as nuk flet e komunikon me Labin. Ndërsa për Labin të bashkëpandehur në këtë proces u kërkua dënim i konvertuar në liri për shkak të statusit që ka fituar Labi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERI: 22/05/2018 11:33

    Eshte njolla me e madhe ne sistemin e drejtesise se vendit tone qe ne nje proces gjyqesor i arrestuari ne flagrance Iljaz Labi i cili njihet familjarisht si njeri i korruptuar lihet i lire nga gjykata dhe "prokuroria" e cila eshte vene e gjitha ne favor te klikave te krimit dhe Artur Zoto nje Drejtues i suksesshem dhe karriere i provuar ne gjykate qe ska lidheje me keto afera te ulta denohet ashtu sic e kishte kerkuar prokuroria. Mos valle kemi te bejme me dakortesi?!!!! Gjasat jane te medha. Shpresoj qe Apeli te vendose drejtesi edhe pse shpresat jane te pakta,Shqiperia eshte vendi i cudirave.Vettingu do vendose drejtesi dhe do largoje prokuroret e plepave dhe gjyqtaret qe jane bere pale me te korruptuarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale