50 mijë dollarë nga 'World Athletic', edhe Luiza Gega pretendente për çmimin

50 mijë dollarë nga 'World Athletic', edhe Luiza Gega pretendente për çmimin

Luiza Gega

Shoqata Botërore e Atletikës, "World Athletic" ka vendosur që të akordojë një çek prej 50 mijë dollarësh për të gjithë sportistët që fitojnë një medalje të artë në Olimpiadë, duke nisur nga "Paris 2024".

Tanimë fituesit nuk do e kenë më suksesin vetëm për prestigj, por kjo do të përkthehet në të ardhura konkrete, veç atyre që çdo shtet apo federatë akordon për sportistët e vendeve përkatëse.

Kështu, edhe Luiza Gega, kampionia e 3 mijë metrave me pengesa ka një shanse në "Paris 2024" për të fituar medaljen e artë dhe kështu t'i shtojë zerot në llogari, duke qenë se tanimë Atletika ka vendosur shpërblim për medaljet e arta.

"Shpërblimi i atletëve dhe atleteve, të cilët përfundojnë në shkallën më të lartë të podit në Lojrat Olimpike është një moment kyç për atletikën si disiplinë. Ky hap nënvizon angazhimin tonë për të fuqizuar atletët dhe për të njohur rolin kyç që luajnë në suksesin e Lojërave Olimpike”, tha Presidenti i “WA”, Sebastian Coe.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Minxhozi: Për socialistin e djathtë Edi Rama

Minxhozi: Për socialistin e djathtë Edi Rama