50 viktima në Itali në 24 orët e fundit, por mungojnë të dhënat e Lombardisë

Numri i vdekjeve në Itali bie ndjeshëm në 50 viktima, por sot Lombardia nuk ka komunikuar të dhënat e viktimave. Një ditë më parë ishin 119 viktima, ndërsa viktima në total kapin shifrën e 32 785 personave.

Numri i të shëruarave gjatë 24 orëve të fundit janë 1639 persona, duke e çuar totalin e të shëruarve në 140 479.

Të dhënat e Mbrojtjes Civile në Itali raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital, ku në kujdesin intensiv janë 553 persona , 19 më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 229858.

Ndërsa rastet e reja me covid-19 në 24 orë janë 531.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Edhe dy vota pro 'Zgjedhores', Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani: Do votojmë marrëveshjen e 5 qershorit