500 mijë negativë të Fototekës ‘Marubi’ drejt UNESCO-s, Bedeni: S’kemi asnjë dyshim, dosja do të pranohet!

Dosja e koleksionit të arkivit të Muzeut “Marubi” me 500 mijë negativë është gati për në UNESCO. Drejtori Luçjan Bedeni rrëfen punën e bërë, që koleksioni i “Marubit” të jetë pjesë e trashëgimisë jomatëriale botërore, punw kjo që nis para dy vitesh, fill pas inaugurimit të godinës së re e Muzeut “Marubi” në pedonalen “Kolë Idromeno”

“Që në momentin e inaugurimit të “Marubit” në 2016 ne kemi bërë një program intensiv, që u kemi dhënë vëmendje të veçantë ekspozitave, edukimit, por pa harruar edhe procesin e arkivimit, katoligimit dhe digjitalizimit. E them këtë si një punë të bërë gjatë viteve, është bërë për të shkruar draftin që do të plotësojë dosjen, që do të paraqitet pranë zyrave të UNESCO-s për pranimin e koleksionit të muzeut Marubi, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, shprehet drejtori i Muzeut, Lucjan Bedeni. 

Bedeni shprehet entuziast për punën e bërë nga ekspertët kombëtarë edhe ndërkombëtarë, që sipas tij, me plotësimin e dosjes kanë kapërcyer edhe kërkesat e UNESCO-s. Prandaj, për të pranimi i dosjes në UNESCO është i garantuar

Unë jam i bindur, se nëse mund të ketë dyshime për ndonjë trashëgimi kulturore tjetër që ka vendi ynë, në rastin e koleksionit të arkivit Marubi ‘ka asnjë dyshim, që mund të ketë asnjë refuzim. Nëse dosja ka pas një sasi të limituar pikash, ne kemi plotësuar më shumë se ato, që na janë dhënë”.

Fototeka Kombëtare ‘Marubi’ u krijua në vitin 1970. Fototeka lidhet kryesisht me familjen e njohur Marubi, duke nis nga fotografi i parë shqiptar, Pjetër Marubi e pas tij, me Kel e Gegë Marubi.

Rreth 200.000 negativë kanë autorë këta fotografë. 150.000 prej tyre janë të ruajtur në pllaka me bromur argjendi dhe me cilësi të lartë. Rreth 250.000 negativë fotosh të realizuara nga fotografë të tjerë të njohur shkodranë si Pici, Jakova, Raboshta e Nenshati. Albumi i parë “Gjurmë të historisë kombëtare në Fototekën Marubi” me autor Kahreman Ulqinin u botua në vitin 1982. 

500 mijë negativë, që datojnë nga viti 1858 ruhen në të, në lastra prej bromuri argjendi.

7000 negativë në pllaka xhami apo stampime në letër, kryesisht autorë anonimë, ruhen në Arkivin e Shtetit në Tiranë.

2800 negativë në pllaka xhami që i përkasin fundit të shekullit XIX deri para Luftës së Dytë Botërore, ndodhen në fondet e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Imazhe të fiksuara nga Margaret Hasluck, Sotir Bej, A. Kokoshi, Ugolini, Venetiku, Rrok Zojzi. Por, Fondi “Idromeno” ka rreth 1285 xhama. Shumë pak prej tyre janë stampuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje