E rëndë/ 50-vjeçari në Itali mbante të fshehur në dollap për dy vite trupin e nënës së tij që të përfitonte pensionin

E rëndë/ 50-vjeçari në Itali mbante të fshehur në dollap për dy vite trupin e nënës së tij që të përfitonte pensionin

Apartamenti i 50-vjeçarit

Një ngjarje e pazakonte është zbuluar në Itali, pasi një 50-vjeçar ka mbajtur në dollap trupin e nënës së tij për dy vite me radhe, në mënyrë që t’i përfitonte pensionin çdo muaj.

Ishte partanerja e tij e cila zbuloi këtë ngjarje dhe njoftoi policinë. Ajo u tha efektivëve se burri i saj i kishte rrëfyer se kishte mbyllur në dollap trupin e nënës së tij 80-vjeçe, e cila kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore, që në vitin 2019. Qëllimi i tij ishte i qartë, që të vazhdonte t’i merrte pensionin gruas së moshuar, rreth 700 euro në muaj.

Burri po hetohet për fshehjen e një kufome dhe mashtrim të rëndë kundër shtetit.

Trupi i të moshuarës u gjet në dollapin e dhomës së gjumit. 50-vjeçari i cili shoqëroi hetuesit shpjegoi se e kishte mbështjellë të ëmën, disa ditë pas vdekjes së saj, duke e mbështjellur trupin me qese plastike që i kishte mbuluar me argjilë dhe dru.

Inspektimi i banesës u krye me ndihmën e ushtrisë së njësisë hetimore të Milanos në prani të mjekut ligjor dhe stafit të laboratorit antropologjik kriminalistik dhe odontologjik të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Prokurori ka urdhëruar një autopsi mbi kufomën e gruas së vjetër. Apartamenti i tij, nga ana tjetër, përfundoi nën sekuestrim, si dhe llogaritë rrjedhëse të djalit të saj 50-vjeçar.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet