51 vite nga elektrifikimi, Shqipëria 'në dorë' të shiut! Ekspertët: Të investohet në energjinë e diellit e erës

TIRANË- 25 tetori njihet si dita e elektrifikimit të plotë të Shqipërisë. Sot 51 vite pas këtij triumfi, vendi ende nuk ka arritur të prodhojë energjinë e mjaftueshme për të mbuluar plotësisht konsumin.

Edhe pse sektori energjetik ka përparuar dhe është zhvilluar problemi i pazgjidhur është varësia nga kushtet atmosferike.

“Sektori energjetik shqiptar bazohet tek burimet hidrike, që përpos avantazheve e ka mbajtur sektorin të pazhvilluar, pasi ne prej shumë kohësh jemi importues të energjisë”, thotë Lorenc Gordani ekspert për çështjet e energjisë.

Në kushtet kur gjithë bota rrezikon të preket nga kriza energjetike, ekspertët shohin vetëm një zgjidhje për Shqipërinë.

“Duhet të diversifikojmë ofertën tonë të zhvillimit, dhe të mos mendojmë për koncesione në burimet hidrike. Me investime në modernizimin e sektorit dhe me politika energjetike, ekonomia ju bën ballë këtyre presioneve”, thotë Selami Xhepa.

“Shqipëria nuk duhet të kishte varësi kaq të madhe nga tregjet e huaja, ku 40% e energjisë për konsum merret nga importi, kjo është për të ardhur keq duke pasur parasysh të gjitha burimet hidrike që ne kemi, klimën e përshtatshme për të krijuar panele fotovoltaike”, thotë Danaj.

“Diversifikimi është çelësi dhe zgjidhja e vetme që biem dakord të gjithë në këtë sektor. Shqipëria dallohet për zhvillimin e energjisë diellore apo ajo eolike”, pohon Lorenc Gordani.

Nga viti 1936 kur u ndërtua hidrocentrali i parë në vend në Vithkuq që tanimë nuk është funksional, e deri në fund të 2020 në Shqipëri sipas ERE, kanë prodhuar energji 216 centrale private.

Pavarësisht numrit të madh të hidrocentraleve 80% të prodhimit në vend e sigurojnë HEC-et e ndërtuara mbi lumin Drin, Vau i Dejës, Fierzë dhe Koman.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz! Presidenti i PL-së mund ta mbledhë konventë edhe në mesnatë

Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz! Presidenti i PL-së mund ta mbledhë konventë edhe në mesnatë