51-vjeçari gjendet i vdekur në mes të rrugës në Gramsh

51-vjeçari gjendet i vdekur në mes të rrugës në Gramsh

Policia Elbasan

Një 51-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë nga familjarët e tij në fshatin Snosem në Gramsh. Policia e Elbasanit ka njoftuar se dyshohet arrest kardiak pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

"Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa  shenja  jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë   po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje", ka njoftuar policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur