55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet njëri nga 3 skafistët që tentuan t’i trafikonin drejt Italisë! Si ra policia në gjurmë të Dushës dhe Ismailajt

Arrestohet në Vlorë një nga skafistët që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone 55 klandestinët sirianë, të kapur në 8 janar.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari Emiljano Likaj, i cili ishte drejtuesi i skafit.  Skafi që drejtonte Likaj u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar që të mbyteshin sirianët.

Likaj është arrestuar në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares. Kanë qenë dëshmitë e vetë klandestinëve që çuan në identifikimin dhe më pas në arrestimin e tre personave. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se hetimet vijojnë pasi ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e klandestinëve. Gjatë marrjes në pyetje klandestinët kanë ndihmuar hetimet e policisë.

Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, përkatësisht pronari i një hoteli dhe pronari i një banese, pasi kishin strehuar klandestinët para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë. Arrestimi i parë i Fatos Dushës në Tiranë erdhi pasi në një prej telefonave të sirianëve u gjet si vendndodhje shtëpia e Fatos Dushës, dhe kjo çoi në arrestimin e tij.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje klandestinët u shprehën se prej me shumë se 10 ditësh ndenjën në një banesë dy katëshe ku nga kjo banesë dukej ishulli i Sazanit. "Ecëm 50 metra rrugë me kalldrëm dhe më pas asfalt. Në kat të parë jetonte familja qe na strehoi".

Sipas dëshmisë së klandestinëve të zotët e shtëpisë lëviznin me një makinë me timon në krah të kundërt. Kaq mjaftoi që agjentët e policisë të viheshin në ndiekje dhe më pas në identifikimin e banesës. Pas hetimeve rezultoi se sirinaet kishin dhënë dëshmi të sakta dhe nga verifikimet rezultoi se banesa ku u shtrehuan i përkiste shtetasit Qazim Ismailaj banues në Trevllazër. Gjatë kontrollit të banesës policia nuk arriti të gjejë asnjë gjurmë pasi banesa ishte pastruar totalisht.

Ndërkaqa kujtojmë se Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Ismailajn, i cili akuzohet për veprën penale dhënie ndihme të paligjshme për kalim të kufirit dhe për strehim të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa pak ditë më parë. 32 vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar shtetasit sirianë në banesën në pronësi të tij. 

Në "arrest me burg" është lënë edhe pronari i hotelit Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët në hotelin e tij. Ismailaj u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë. Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në pranga drejtuesi i mjetit lundrues.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti),  me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 20/01/2021 19:24

    Vlonjëtë legenë, vetëm pë këto gjera u punonin mendja shtatanikeve xhuxhovlonjëtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm