552 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Është përkujtuar në Lezhë 552-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

Në nderim të kësaj figure të rëndësishme të kombit shqiptar janë zhvilluar homazhe dhe u vendosën kurora me lule pranë vendvarrimit të Skëndërbeut, ku morën pjesë drejtues lokal, përfaqësues të institucioneve, komuniteteve fetare, qytetarë dhe nxënës shkollash.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se figura e Gjergj Kastriotit e bën krenar gjithë popullin Shqiptar.

"Populli shqiptar është krenar dhe ne sa herë të kemi një datë të shënuar do të jemi bashkë dhe do të kujtojmë këtë figurë kaq komplekse dhe të dashur për të gjithë shqiptarët. Është fat për ne që kemi këto objekte që i përkasin asaj kohe dhe jemi epiqendra e gjithë veprimtarisë të këtij burri kaq të madh", tha Pjerin Ndreu.

Në këtë ditë përkujtimore poeti Agim Doçi, pati një mesazh për të gjithë atë që nuk e kanë vlerësuar heroin tonë kombëtar.

"Heroi kombëtar u pickua nga anofolekset mushkonja në Lezhë, kam një lutje kryetar, në daç politike, në daç ekonomike. I vetmi qytetet që mund të krahasohet më Lezhën është një vend në SHBA i quajtur Albani", tha Agim Doçi.

Aktiviteti në nderim të 552-vjetorit të vdekjes së Skëndërbut u mbyll më këngë, recitime dhe pjesë muzikore patriotike të cilët u përcollën me mjeshtëri nga artistët e pranishëm.

Gjergj Kastriot Skëndërbeu ndërroi jetë më 17 janar të 1468. Ai ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak që gjithmonë e quajti veten si Zot i Arbërisë, dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare. Bir në familjen fisnike të Kastriotëve, Skënderbeu u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme, duke kulmuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara, për të cilën u admirua.

Në vitin 1451, nënshkroi një traktat me Alfonsin e Napolit për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de facto i pavarur. Në vitet 1460–'61, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit I të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.

Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj myslimanëve. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira