Tirana 'epiqendra' e virusit! Sot 564 qytetarë të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID-19

Tirana 'epiqendra' e virusit! Sot 564 qytetarë të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID-19

Spitali Infektiv

TIRANË- Ditën e sotme është regjistruar në ulje e lehtë e të infektuarve me COVID-19. Sot janë konfirmuar pozitiv me COVID 564 qytetarë, nga 695 që ishin një ditë më parë, e ndërsa për fat të keq virusi ka marrë një tjetër jetë. Viktima është një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e virusit me 160 të infektuar, për t’u ndjekur nga Lushnja, Durrësi e Kavaja.

"Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë, në këto bashki: 
160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar. Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin", bën me dije Ministria e Shëndetësisë. 

Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për t’u vaksinuar.

"Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.  Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", thuhet në njoftim. 

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 22 pacientë. 

Statistika (13 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore            564
Të shëruar në 24 orë          232
Të shtruar në spitale            22
Humbje jete në 24 orë           1
Testime ditore                     1596

Testime totale               1,941,032
Raste pozitive                  321,345
Raste të shëruara              314,571
Raste Aktive                        3,204
Humbje jete                         3,570

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë                          1,053
Fier                                  545
Durrës                          346
Vlorë                             304
Gjirokastër                   231
Berat                              138
Elbasan                      129
Korçë                         129
Shkodër                      121
Lezhë                          120
Dibër                          54
Kukës                            34

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para