57 mijë euro pa i deklaruar në kufi, shoqërohet kuksiani...Tentoi t'i fshihte mirë, por u pikas! (VIDEO)

VLORË- Një 29-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi ka tentuar që kalojë në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë 57 mijë euro, pa i deklaruar më herët ato. Bëhet fjalë për të riun nga Kukësi me inicialet E. P. Burime zyrtare bëjnë me dije se 29-vjeçari, kishte fshehur paratë në dy pako të mbështjella brenda makinës me targa gjermane, por ato u pikasën gjatë kontrollit të bërë nga Policia Kufitare e Vlorës. Ndaj tij ka nisur një hetim penal në gjendje të lirë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

"Policia Kufitare e Vlorës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 57000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë, pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklaruara në kufi. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Kukës është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 05/12/2019 20:54

    Ca kerkon ti nga Kukesi te ikesh nga Vlora aty jane hienat ne porte.Duhet te kishe bere pese udhetime me nga 11-12 mije euro dhe do te te kishin ngrene Edi Ramen(te gjatin d.m.th.)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale