57 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, ndërron jetë 64 vjeçari! 963 qytetarë fitojnë betejën me virusin

57 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, ndërron jetë 64 vjeçari! 963 qytetarë fitojnë betejën me virusin

Foto nga spitali Infektiv

Gjatë 24 orët e fundit nga 1952 testime të kryera janë raportuar 57 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 1 humbje jete në vendin tonë. Betejën me COVID-19 e ka humbur një 64 vjeçar nga Tirana.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes", thuhet në njoftim.

Numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit është 963. Qytetet më të prekura sa i përket numrit të rasteve të reja me COVID janë Tirana në të cilën janë raportuar 14 raste, më pas Korça me 6, Devolli me 5, Lushnje dhe Vlorë me 4. 

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull", thotë ministria.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital", shtoi ajo.

Statistika (09 Maj 2021) 
Raste të reja ditore         57
Të shëruar në 24 orë      963
Të shtruar në spitale      107
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                1,952

Testime totale             658,828
Raste pozitive             131,723
Raste të shëruara         117,089
Raste Aktive                 12,222
Humbje jete                  2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë    10244
Shkodër    341
Fier         294
Korçë    234
Gjirokastër     245
Durrës    199
Vlorë        189
Elbasan      134
Lezhë       101
Berat        91
Dibër       85
Kukës        65

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri