Ekskluzive- 58 raste me COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë mbyll spitalin e Krujës, lejohen vetëm Urgjencat (VIDEO)

KRUJË- Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se spitali i Krujës "Stefan Gjoni" ka mbyllur shërbimin, ku përjashtim bëjnë vetëm urgjencat. Një informacion i tillë është konfirmuar nga mjeku Adrian Mata në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, i cili bën njoftoi se ky urdhër nga Ministria e Shëndetësisë vjen si rrjedhojë e dhjetëra rasteve të konfirmuara me COVID-19 në këtë qyteti. "Sot ka ardhur një urdhër nga Ministria e shëndetësinë për të mbyllur shërbimin. Shërbimit i spitalit është mbyllur pothuajse që në rastin e parë që kur është konfirmuar pacienti zero dhe nga ky moment aktiviteti është pezulluar, por ka ardhur një vendim zyrtar që këtu do shërbehet vetëm për shërbimin e Urgjencës", tha Mata.

Report Tv ka ndjekur nga afër një orë pune nga përditshmëria e punës në këtë spital të Krujës, qyteti i tretë më i prekur nga COVID-19 ku dy vatrat më të mëdha janë në dy biznese fasone! Në hyrje të spitalit është instaluar në çadër triazhimit ku bëhet pritja e të gjithë pacientëve. Më pas, pas një kontrolli paraprak, ato pajisen me maska dhe futen në ambientet e spitalit për një kontroll të specializuar. Mjeku radiolog shprehet se ka pasur 3 raste që ka vizituar dhe më pas janë konfirmuar pozitiv.

"Kemi pasur më shumë se 3 raste që unë kam dyshuar dhe është konfirmuar edhe me tampon. Ndryshimet imazhierike janë ndryshimet pulmonare. Mbi 15% të rasteve u kemi ofruar shërbimin urgjencë të 127. Nuk ka shenja klasike, por ato që e detyrojnë pacientin të vij në spital janë kolla, temperatura dhe kolla e thatë", tha Mata.

Në urdhrin e afishuar në hyrje të Spitalit Krujë shkruhet se për shkak të masave COVID-19, që prej 11 marsit janë pezulluar në mënyrë të përkohshme shërbimet, ekzaminimet rutinë dhe vizitat.  Drejtoria e spitalit deklaron se është i hapur materniteti, në të cilën edhe dje ka pasur një lindje, dhe disa shërbime të tjera në spital, dhe këtë e konfirmon dhe Ministria e Shëndetësinë.

Pezullimi i vizitave dhe ekzaminimeve ne spitalin Krujes

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lupi: 23/04/2020 09:00

    Po bertet gjith bota qe eshte i mashtrim internacional ky i virusit o te cmendur,qeveritar,ushtake dhe sidomos ju gazetar gjini vend po gjetet per tu fshehur se po vjen shpata per tju prer kokat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale