Bilanc tragjik/ 15 viktima nga COVID! Ulet numri i të infektuarve, sot 594 raste të reja! 177 të shtruar në spitale

Bilanc tragjik/ 15 viktima nga COVID! Ulet numri i të infektuarve, sot 594 raste të reja! 177 të shtruar në spitale

Spitali Infektiv

TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një tjetër rekord sa i përket numrit të viktimave nga COVID në 24 orët e fundit. Sot janë shënuar 15 humbje jete, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv me këtë virusi 594 persona, 211 prej të cilëve në Tiranë. Kryeqyteti mban edhe numrin më të lartë të viktimave të shënuara.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesëmbëdhjetë qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74  vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht ka pasur një përmirësim të lehtë të situatës në 2 spitalet COVID në vendin tonë, ku janë të shtruar 177 pacientë, nga 189 që ishin dje. 25 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 10436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë,  29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll,  5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar,  3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.

Statistika (28 Shtator 2021) 
Raste të reja ditore        594
Të shëruar në 24 orë      984
Të shtruar në spitale       177
Humbje jete në 24 orë     15
Testime ditore                 2183

Testime totale              1,193,944
Raste pozitive               168,782
Raste të shëruara         155,678
Raste Aktive                   10436
Humbje jete                     2,668

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             4,721
Fier                  975
Durrës             996
Shkodër          911
Vlorë               584
Elbasan           535
Lezhë              408
Berat               398
Korçë              266
Kukës              248
Gjirokastër      204
Dibër                190

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit, gjyshi dhe kunati i tij dalin para Gjykatës së Durrësit! Pamjet brenda kafazit të qelqtë

Zhdukja e 3-vjeçarit, gjyshi dhe kunati i tij dalin para Gjykatës së Durrësit! Pamjet brenda kafazit të qelqtë