5-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta ceremoni në Presidencë: Lufta ndaj varfërisë duhet të jetë një mision dhe prioritet i çdo qeverisje apo politike

Gjate avktivitetit ne Presidence

TIRANË-Me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, në Presidencë u zhvillua një aktivitet përkujtimor. Të pranishëm ishin udhëheqës të komuniteteve fetare në vendin tonë, ambasadorët e Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, motrat e Urdhrit të Nënë Terezës,  studiues, historianë, diplomatë dhe artistë të pranishëm.

Në fjalën e tij Meta tha se pesë vjetori i kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë e shënuar për mbarë njerëzimin dhe për kombin tonë. Sipas tij Nënë Tereza është dhe do mbetet gjithmonë një shembull i jashtëzakonshëm i misionit të bamirësisë, simbol i nënës dhe i motrës shqiptare, dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj të vuajturve dhe atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.

"Lufta ndaj varfërisë dhe vuajtjes së njerëzve të thjeshtë, dhe beteja për sigurimin e një kujdesi sa më të mirë jetik dhe shëndetësor,  duhet të jetë një mision dhe prioritet i çdo qeverisje apo politike. Shën Nënë Tereza na tregoi se çdo gjë është e mundur kur përulesh me dashuri dhe respekt para dinjitetit njerëzor. Ajo ishte një grua me shtat e fytyrë të imtë, por me një forcë, besim dhe dashuri të madhe, duke prekur zemrën e mbarë botës", tha Meta.

Me rastin e kësaj ditë të shënuar, Meta nderoi me dekoratën ‘Nënë Tereza’ një intelektuali dhe personaliteti të shquar të letrave shqipe, profesorit Anton Nikë Berisha.  Prof. Berisha ka publikuar një sërë shkrimesh dhe botimesh mbi jetën dhe shërbesën e Shenjtores sonë, Nënë Tereza.

Gjatë veprimtarisë, të pranishmit ndoqën një dokumentar mbi Shën Terezën e Kalkutës, fjalimet e ambasadorëve Avni Spahiu dhe Dashnor Dervishi, recitime me thëniet e bamirëses shqiptare nga aktoret e mirënjohura Roza Anagnosti dhe Rozi Kostani si dhe vizituan stendat me libra të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Studentët në UT nuk lejohen në auditorë: Nuk kanë pse të na detyrojmë ta bëjmë vaksinën, testi PCR kushton shumë