6 dhjetori i Berishës/ Kalaja: 1500 policët s'përballojnë dot 200 mijë protestues! Çuko: Do garantohet siguria! Nesturi: Opozita proteston se s'ka komunikim me ndërkombëtarët

Sali Berisha duket se shpërfill çdo masë që po vendos qeveria për 6 dhjetorin kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe në një ditë historike për Tiranën, pasi ka paralajmëruar protestë. Adriana Kalaja, e ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv shprehet se asgjë nuk do ta ndalë trenin e tyre dhe 1500 policët që do të blindojnë kryeqytetin, sipas saj nuk i përballojnë rreth 200 mijë protestues.

Kjo është shifra që opozita pretendon të mbledhë për t’i treguar Europës se do të rrëzojnë qeverinë. Por ish deputeti Arben Çuko thotë se policia do të arrijë të garantojë siguri. Protestën e paralajmëruar nga Berisha e cilëson si narcizëm politik vendimi për të protestuar pikërisht më 6 dhjetor.

“Treni nuk ndalet dot. 1500 policë nuk përballojnë dot 200 mijë – 300 mijë protestues. Në asnjë moment nuk ka rol aktiv policia në mënyrën si organizohet data, ora dhe vendi i protestës. Organizatori në njoftimin që i çon policisë, ndërsa neni 7 në raste të jashtëzakonshme dhe ti nuk ke mundësi të njoftosh policinë 3 ditë përpara dhe bën kërkesë brenda ditës. Në asnjë rrethanë, ligji për tubimet s’thotë as kur vijnë ambasadorët, liderët, pra nuk ka kufizime.

Ne jemi kundra politikës të Ramës që po devijon anëtarësimin. Kjo është simbolika që të gjithë mediat europiane të shohin opozitën. Opozita ka tagrin për t’i treguar Europës që informacionet nga Shqipëria lidhur me sistemin demokratik, shtetin e së drejtës, ose nuk informohen nga ambasadorët ose keqinformohen. Ne do tregojmë para Europës se duam anëtarësim”, tha Adriana Kalaja.

“E drejta e protestës është universale. Opozita e ka të drejtën për të bërë protesta për problemet që ka vendi por e caktuar pikërisht atë ditë që do ndodhë një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë sa i përket synimit tonë për integrimin, më duket thjesht narcizëm politik. Për garantimin e sigurisë, besoj që forcat e Republikës i kanë të gjitha mundësitë”, tha Arben Çuko.

Ndërsa analisti Plator Nesturi u shpreh se opozita bën këtë lëvizje që të dëgjohet nga Europa pasi i kanë të ngrira marrëdhëniet dhe komunikimet me ndërkombëtarët. Për këtë gjë, Kalaja u përpoq të kundërshtonte duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Kur bëheshin përvjetorët e brigadave partizane, veteranët i çoi nga një shtëpi në tjetrën. Kjo skemë e vjetër tregon disa reminishenca të vjetra, të kaluara. Berishës iu dashka kjo protestë. Në këtë lloj fokusimi kaq të madh që merr vëmendje, Berisha do të jetë aty i ndarë me figurë, gjysma të jetë me konferencën, gjysma me deklaratën e Berishës.

pavarësisht nëse je në opozitë apo jo, i ke mekanizmat për të komunikuar edhe ndërkombëtarët. Fakti që do ta bësh kur të vijnë përfaqësitë e larta, tregon se ta kanë prerë rrugën. Fakti që të bësh lëvizje të tilla populiste se në cdo samit, lëvizjet populiste bëjnë ndryshe. I kanë të ngrira marrëdhëniet me partitë simotra”, tha Nesturi.

Ndërsa avokati Përparim Caca u shpreh se qëllimi i Sali Berishës është të duket para Europës ndërsa ngre pikëpyetjen përse u zgjodh Tirana për mbajtjen e këtij samiti.

“S’besoj se Europa ka frikë për protestën. E zgjodhi BE Tiranën apo loboi Edi Rama? Kjo është pyetja por sido të ketë ndodhur, 2 faktorët e rëndësishëm politik do jenë për të parë e të tregojnë se janë lider. Ka dhe një pjesë tjetër që i thotë ndërkombëtarëve që ekzistojmë dhe ne, ka një Shqipëri opozitare”, tha Përparim Caca.

Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Spahiu: 01/12/2022 07:54

    Zonja Tritol kalash, te garantoj qe edhe prepara kryeministrit e nuk do jeni me shume se 5000 vete, Edhe kaq Jane shume, sidomos kur mblidhen perdorues titoli, apo molotov. Kujdes, se Saliu i ka qejf perdorimin e kufomave per te care dyert.

    Përgjigju
  • Arjani: 30/11/2022 23:21

    O kala kina nonen plehr e ndyr karakurv.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet