6 dhjetori i Esad Pashë Toptanit dhe 6 dhjetori i Sali Berishës

6 dhjetori i Esad Pashë Toptanit dhe 6 dhjetori i Sali Berishës

Sali Berisha

Në datën 6 dhjetor të vitit 1863 lindi Esad Pash Toptani.

Por, në 6 dhjetor 2022 nga korrupsioni i lartë në Shqipëri, po kërkohet  të mbahet një tubim anti - Perëndimor në Shqipëri, me nëntekstin: Shqipëria jashtë Bashkimit Evropian.

Është komedi, por ja që kjo është gjendja specifike e opozitës shqiptare. Duan të largojnë Shqipërinë nga Bashkimi Evropian, sepse edhe Esad Toptani, po ta shohësh me një logjikë relative, po këtë kërkoi në vitin 1920, derisa e vrau heroi properëndimor i shqiptarëve, mu në mes të Parisit.

Por, a mund ta mbërrijë dot i marri i të marrëve, bashkë me të marrët, këtë qëllim, të sjellë në histori nga Esad Pash Toptani?

I.

Kur në një shtet të korruptuar, të korruptuarit e lartë që kanë vjedhur shoqërinë, i tremb antikorrupsioni si reformë ligjore, ata gjithmonë kanë bërë marrëzira.

Edhe në 6 dhjetorin e këtij viti, që është edhe dita e lindjes së Esad Toptanit, opozita me protestën e saj, do të jetë në një marrëzi toptanase me doza qesharake.

Pse?

Sepse, shteti nuk mund të lejojë që "të revoltuarit", që i kap reforma ligjore Antikorrupsion, të fyejnë Shqipërinë. Prandaj, me të drejtë, qeveria Rama kërkoi me urdhër policor të Ministrisë së Brendshme që të mos lejohet, në 6 dhjetor, asnjë lloj tubimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në degët lidhëse të tij.

Kurse opozitës, iu la fushë e lirë veprimi për tubim në Sheshin Skënderbe, sepse, edhe pse protesta është kundër Bashkimit Evropian, ajo sërish është një e drejtë kushtetuese që nuk mund të shkelet.

Por, i marri i të marrëve tha dje botërisht që: "unë nuk e pyes, do të dal para kryeministrisë!

Po shteti dhe forca shtetërore do ta lejojë?

Forca shtetërore Qeshi me tallje, se e di si është zbythur disa herë rresht i marri i të marrëve, bashkë me të marrët, nga forca e policisë dhe forca shtetërore.

Por, ka edhe diçka: e di i marri i të marrëve që Shqipëria është në NATO dhe e aderuar në mbrojtje kundër armiqve fqinj të Shqipërisë?

Po mirë, a e di i marri i të marrëve që, në një konferencë të qeverive të BE-së, personalitetet e qeverive perëndimore në një vend të NATO-s mbrohen edhe nga trupa shtesë te vendeve të Bashkimit Evropian?

E pra, a e kuptoni tani se përse po qeshin perëndimorët në Uashington, në Berlin dhe në Londër?

Po i marri i të marrëve, a e di këtë?

II.

Nuk ka rëndësi fare nëse e di apo nuk e di i marri i të marrëve se si mbrohet një konferencë e nivelit të lartë e Bashkimit Evropian, po, e rëndësishme është që të thuhet se, sapo që ta shohin mbrojtjen e forcuar ndërkombëtarisht të Konferencës së BE në Tiranë, të marrët bashkë me të marrin e të marrëve do të ikin me bisht ndër shalë.

Por, keq po na vjen edhe për ata oficerë dhe banditë që priten të vijnë nga Moska dhe Beogradi.

Në fakt, do të qeshim edhe me ta pas identifikimit që do t'iu bëhet në kufi, por, ama, qar do të kenë baret dhe restorantet e Tiranës që do të bëjnë xhiro me të ardhurit si ndihmues të të marrëve në tubimin e 6 dhjetorit.

Po në Beograd, çfarë do të ndodhë? Asgjë e jashtëzakonshme, por nacionalistët e marrosur mund të shkojnë te varri i Esad Pash Toptanit në Beograd, për t'i vendosur një tufë me lule në shenjë mallëngjimi, dhe, duke pshehrëtirë, e duke pshehrëtirë.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 01/12/2022 06:57

    E paska ne bordoro Luca kete palaco burre.I bie defit te BEse por ja qe Berisha nisi procesin me Pyetsorin e KiE dhe hoqi regjimin e vizave! Llafos miqte per anti NATO por ja qe Berisha qe ai qe firmosi letrat me Bushin. Dhe per ne fund i fut dhe nje pordhe Beogradi, por ja qe Rama krruhet cic me cic me Vuqicin. Edhe ky me stanin e teveqeleve.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 01/12/2022 12:35

      Heqja e vizave shume lehte mund te kete qene lobim i Greqise. Shperblim politik per Marreveshjen e Detit. Ndersa antaresimi ne NATO ishte vendim gjeostrategjik i SHBA-ve, per te rritur ndikimin ne Ballkan. Menyra se si e trajtonte Saliu ushtrine shqiptare mund ta shikoni te Gerdeci.

  • UKU MOMLIT: 01/12/2022 02:45

    Ne kete artikull,si ģithnje ngjala ha pordhe me pirun. Aŕikulli njofton se data 6 dhjètor 1863 kà lindur Esat Pashe Toptanì dhe Europa,pikerisht kete date mban Samitin e saj ne Tiranen e testit...dhe pordhet gërsheta te fiksuara ne pirunin è ngjales avuķat kaperdihen nga aì gjithè eloquence...politike e avokate te peshtire e me te nemur se vete te femurit e sotshem 32 vjecare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet