Arrestohet në Kakavije Lulzim Kulla, "i forti" i Shkodrës tentoi të ikte nga Shqipëria me pasaportë false

Është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes biznesmeni shkodran, Lulzim Kulla. Kulla, i njohur për atentatin me tritol që iu vu 6 muaj më parë, u ndalua nga Policia pasi tentoi të kalonte drejt Greqisë me një pasaportë false. Me një identitet të ri me emrin Alfons Deda, Kulla po udhëtonte si pasagjer në një automjet tip "Audi" drejt shtetit helen. Kulla nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Mbi Kullën, tashmë rëndon akuza e falsifikimit të pasaportës. Ndërkohë mësohet se ai tashmë ndodhet në Komisariatin e Gjirokastrës. 

Kush është Lulzim Kulla dhe atentati me tritol që iu bë 6 muaj më parë

42-vjeçari Lulzim Kulla i shpëtoi për mrekulli një atentati të 13 janarit 2018. Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla.

Nga një operacion i gjerë i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me atë të Shkodrës janë vënë në pranga 7 persona, të cilët u dyshuan si autorët e shpërthimit të fuqishëm me moto-bombë në mes të Shkodrës, ku mbeti i plagosur rëndë , Lulzim Kulla, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit.

Nga shpërthimi u dëmtuan disa biznese aty pranë. Në objektin ku iu vendos tritoli, Lul Kulla kishte në pronësi një lokal si dhe disa ambiente të dhëna me qira.

Por kush është Lulzim Kulla?

Lul Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si "i forti" i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Në qershor të vitit të kaluar, Lul Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh.

Lul Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen "Rus" të qytetit verior. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 24/09/2018 00:20

    Merreni tand me fjal si plakat ne katund. Cfar k

    Përgjigju
  • Maloku: 25/07/2018 00:01

    lul kulla osht burre. Respekte per te

    Përgjigju
  • tepeliasi: 24/07/2018 21:07

    Ujku plak shum shpejt ka em dal ne skene se cdo vrasje ne Shkoder e te forteve ka gisht ky pushtersi duke shtyre e duke ba heksina.ban loj te dy fishte respekte Sokol Lici qe ja tregon vedit te pa besve si puna e tij

    Përgjigju
    • Burgu: 20/12/2018 00:14

      Ti keke edhe tepelias ma ar mas ta ka qi naj moter mir kocija a sokoli se i paske dashamir te qift qeni ropt

    • kirasiani: 25/07/2018 19:09

      dhendrri qe se ka lan gruan me shku ne varrim te nenes

    • Koka: 25/07/2018 18:18

      Ky eshte dhendri i solol licit

  • lulka: 24/07/2018 18:09

    ky eshte lul kurva spiun 24 ne 24 te paret e tij kane vra priftin se e kane gjete mbi grate e tyre, kurse luli ka vra 2 vete ne jeten e tij burrin e motres dhe dashnorin e motres Tani ben si trafikant duke shitur heroinen e LSI. Eshte organizato i vrasjes se policit dhe gruas se tij

    Përgjigju
    • Andrea: 20/12/2018 00:15

      Ti qe paste pseodonim femnet doke me ba komente po ato prifta qa permen ti ma ar mas te kan vizitu nga betha

  • Aj armiku: 24/07/2018 16:50

    Vrases njerezish

    Përgjigju
  • tironci: 24/07/2018 15:31

    po si merreni me llafe more njerez ky eshte punonjes shteti ka shkuar me mision ne Greqi...

    Përgjigju
  • ujku plak: 24/07/2018 15:29

    mos ka dasht me shku me taku Arlinden ndonje shperblim per kollare

    Përgjigju
  • Rusi: 24/07/2018 14:48

    Ky nuk duhet te dal me nga burgu e meriton burgimin e perjetshem ka ba shum krime e marr njerz ne qaf. Vrasje, vjedhje grabitje grup kriminal etj etj. Shteti duhet te hapi dosjet , ky duhet ta kaloj ne burg pjesen tjeter te jets

    Përgjigju
    • Andrea: 20/12/2018 00:16

      Keke edhe rusjan ma nace ne qofte se je rusjan qe ske ra me if funit besoj plotsisht se nej ner ky luli ta ka ba edhe ty naj dasem vajze a gja se me lekt e tija keni ba martesa e deka e me emrin e ti ecni rrugs

  • behari: 24/07/2018 13:52

    ky person ka torturuar dhe vrar te dashurin e motres pastaj ka vrare burrin e motres thjesht nje ordiner

    Përgjigju
    • Xxcc: 09/10/2021 18:51

      Po ti Behar a nuk je nje cop ordineri a?

  • shkodrani: 24/07/2018 13:17

    paska per te ber pagesen per ndonje pune

    Përgjigju
    • Lul kula: 25/07/2018 13:01

      Ky eshte shum burr i mir

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale