Ulet kurba, 6 raste të reja me COVID, një personel shëndetësor! 5 të shëruar, 28 të shtruar, 3 në terapi intensive (VIDEO)

TIRANE-Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive (9 më pak se dje), përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. ISHP deklaron se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

"Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik.

Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufijve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën. Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40" mbyllet apeli i ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (1 Qershor 2020)
Testime totale                         16277
Testime molekulare                14825
Testime serologjike                 1452
Raste pozitive                         1143
Raste të shëruara                    877
Raste Aktive                             233
Humbje jete                              33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           147
Durrës           28
Krujë             17
Shkodër         10
Kamëz           10
Mat                9
Lushnje          6
Berat              2
Fier                 2
Korçë             1
Librazhd         1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Alarm në kadastrën e Durrësit, familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus (VIDEO)

DURRËS- Konfirmohen pozitivë me koronavirus familjarët e një punonjëseje në kadastrën e Durrësit.

Kadastra e Durrësit është alarmuar pasi familjarët e specialistes së sportelit, vjehrra dhe vjehrri i saj,  kanë rezultuar me Covid-19, kurse ajo negative dhe është vetëkarantinuar. Pas marrjes së informacionit, ambienti është dezinfektuar dhe punonjësit janë rikthyer në punë normalisht.

Kontaktet e saj, kanë qenë me të gjithë specialistët e tjerë të institucionit por edhe me qytetarë. Ndërkohë në kadastrën e Durrësit nuk ka asnjë masë siguruese ndaj Covid dhe të gjithë anëtarët e këtij institucioni po presin udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS