6 vite nga ndarja nga jeta e Olldashit/ Basha poston foto me djalin e tij: Glauku do përmbushë misionin! Na mungon Sokoli

6 vite nga ndarja nga jeta e Olldashit/ Basha poston foto me djalin e tij: Glauku do përmbushë misionin! Na mungon Sokoli

Glauk Olldashi dhe Lulzim Basha

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar Sokol Olldashin, 6 vite nga ndarja nga jeta. Teksa ka postuar një foto me djalin e të ndjerit Olldashi, Glauk Olldashi, Basha shkruan se sot të gjithëve i mungon Sokoli. Basha thotë se Glauku po ecën në gjurmët e të atit.

"Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli", shkruan Olldashi.

Olldashi një nga figurat më të shquara të PD, humbi jetën më datë 20 nëntor 2013, pas një aksidenti të rëndë në Kërrabë. Për aksidentin e Sokol Olldashit në atë kohë u përfol shume dhe shkak për vdekjen e tij  u dyshua të ketë qenë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar.  Makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, ku ish deputeti gjeti vdekjen e menjëhershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 21/11/2019 13:58

    Del ne fotografi me vrasit e babes,jo jo mire e ka ai se mund te vrasin edhe ate po tju dalin kundra

    Përgjigju
  • edi: 21/11/2019 01:49

    Te pa skrupull kameleone dhe te habit ,kur thone kane burreri ,Burreri . si Berisha or Lulushi per mu kishin Katoliket qe punova me Maleve e pyjeve ,12 vite te rregjimit Enverian Rrespekt per ato burra e gra Nena e Baballare Katolike

    Përgjigju
  • Saliu Shpellar: 20/11/2019 20:16

    Ki mendjen Glauk se do të fusin gishtin Saliu me Bashën ashtu si ja futen babait tënd.

    Përgjigju
  • O tej: 20/11/2019 18:12

    O Gllauk a di drewin te therrasin po ti shkon e falesh ke vrasesit e Olldashit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë