613 kg kokainë në Maminas/ Shtyhet seanca për Arbër Çekajn, avokati: Nuk hapet një CD e sjellë si provë

TIRANË- Mos hapja e një CD-je që mbrojtja e kishte konsideruar si një provë të fortë për hetimet është bërë shkak për shtyrjen e seancës ndaj Arbër Cekajt në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), për të disatën herë.

Në CD ishte ruajtur biseda që Cekaj kishte bërë me menaxherin e kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, dhe sipas avokatit,  nuk mund të bëjnë mbrojtjen pa dëgjuar këtë provë e për këtë arsye togat e zeza vendosën që të shtynë seancën në 4 mars. Në përfundim të kësaj seance, Cekaj ka këmbëngulur në pafajësinë e tij ku mësohet të ketë thënë: E kuptoj që doni ta mbyllni gjyqin për interes të atyre që ndërprenë operacionin. Nëse droga do gjendej tek banane, kush do futej në burg? Siç gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton i pranishëm në seancë edhe një përfaqësues nga ambasada e SHBA-së, pasi Cekaj është cilësuar më herët nga ish- ambasadori Donald Lu si "peshku i madh".

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainëm ndërsa vetë ai, mohon të ketë lidhje duke thënë se prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin. 

Arbër Cekaj

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich