Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn! Si u ngarkua 613 kg kokainë në servis në Kolumbi dhe dy bisedat që e gozhdojnë (Dokumenti)

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë. Por duke qenë se gjykimi ishte i shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite burg, Çekaj do të vuajë vetëm 14, pasi ulet 1/3. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata, raporton gazetari i Report TV, Arsen Rusta.

Si u ngarkua kokaina dhe provat që gozhdojnë Çekajn
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar ekskluzivisht dosjen me provat e prokurorisë që gozhdojnë Çekajn në akuzën e trafikut të drogës. Prokurori i dosjes Edvin Kondili gjatë leximit të pretencës akuzoi se Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Ai tha se droga ishte ngarkuar në momentin që kontenieri ishte dërguar në një servis në Kolumbi me preteksin se kishte disa vida për të rregulluar.

"Arbër Çekaj pretendon se kontenieri është i firmës CNIA-dhe nuk ka asnjë lidhje me të apo me firmën ku ai ka porositur bananet, e vërtetë është që pronësia e kontenierëve është e kësaj firme, por siç rezulton nga provat e administruara, "riparimi"', i tij është bërë nga kompania CI, (Compania Fruitera tie Sevilla LLC), një nënkontraktues i Banacol dhe është vetë Banacol që caktoi kontenierin GESU9449548, ku ishte fshehur lënda narkotike për llogari të dërgesës që do t'i bëhej firmës së të pandehurit Arber Çekaj. Qartësisht provohet se riparimi për disa ditë i vetëm disa vidave, me një kosto financiare shumë të vogël është edhe momenti kur në kontenier është fshehur lënda narkotike. Gjithashtu provohet edhe lidhja direkte Bancol/CFS me të pandehurin Arber Çekaj dhe lëndën narkotike" thuhet në dokumentin që lexoi prokurori që Report Tv e ka siguruar.

Një tjetër provë që gozhdon Çekajn është edhe biseda në WhatsApp me Donaldo Lushajn në pritje të marrjes së kontenierit ku shfaqen të shqetësuar për kontrollin për narkotikë në portin e Durrësit. "Edhe pse jashtë Shqipërisë i pandehuri Arbër Çekaj gjatë kohës që kontenieri mbahej ne doganën e Durrësit, mbante komunikime të shpeshta dhe ishte i shqetësuar me të pandehurin tjetër Donaldo Lushaj. Përmendim një komunikim të tyre t datës 27.02.2018, te realizuar në Whatsapp" thotë prokuroria.

Biseda mes Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt
Arbër Çekaj: Çfarë po bëni?
Arbër Çekaj: Me kë je aty?
Donaldo Lushaj: S'kanë gjë në dorë këta
Donaldo Lushaj: Po presin me ardh nga Tirana
Arbër Çekaj: Kush ka në dorë
Donaldo Lushaj: Me tosin jam
Arbër Çekaj: Me ardhë pse
Arbër Çekaj: A e kontrolluan
Arbër Çekaj: Ai që fola me të tha jam nga Tirana
Donaldo Lushaj: Po me firmos proces verbalin ata që ishin në kontroll
Donaldo Lushaj: Ata po presin qe fole ti
Arbër Çekaj: Anti narkotiku
Donaldo Lushaj: Me ardhme firmos
Arbër Çekaj: Po a jane normal pse ikën pa firmos
Arbër Çekaj: Kush jau ka numrat
Arbër Çekaj: Nuk është Arlindi
Donaldo Lushaj: Jo ka ik Arlindi, se njëherë thanë mbaruam
Donaldo Lushaj: Se di është e ngatërrume
Donaldo Lushaj: Veç po flasim kur të shkoj te puna.

Prokurori Kondili prezantoi edhe një fakt që lidhet me 4 vite më parë, ku në 2015 një sasi prej 90 kg kokainë ishte sekuestruar në Kolumbi. Në 1 prill 2015 është kapur një sasi kokaine në Kolumbi për të cilën ka qenë i dyshuar Çekaj shprehet prokurori. E sipas tij ai sjell edhe një bisedë të Çekajt të nxjerrë nga eksperitmi i kompjuterit dhe aplikacionit skype, me një shtetas të huaj identifikuar si Anodirë ku i thotë "Më ka ndodhur dicka e keqe, më kanë bërë dicka të keqe, kështu se di ca me ba, smë lanë të kthehem". Anodirë i përgjigjet: 'E di e di që je pa faj'.  

Prokurori i cështjes deklaroi se fillimisht Çekaj pranoi që të bashkëpunonte duke marrë statusin, por më pas u tërhoq. "Fillimisht Çekaj deklaroi se do të bashkëpunonte duke marrë status më pas u tërhoq". Ndërkohë që vetë Çekaj ka mohuar akuzat e prokurorisë duke akuzuar se po fshihen autorët e vërtetë të trafikut të kokainës. "Prokuroria shpiku grupin kriminal për të fshehur autorët e vërtetë të trafikut" tha ai në sallën e gjyqit. Në këtë hetim prokuroria ka ekzaminuar edhe profilet në rrjetet sociale të personave në hetim ku ndaj shoferit Armando Pezaku rezulton se ai shkruan, 'jam shofer kamioni i çoj miell partizanëve'. Seanca e radhës te Krimet e Rënda për Arbër Çekajn është në datën 5 dhjetor ku do te jepet vendimi.

Donaldo Lushaj , Armando Pezaku dhe Arbër Çekaj para gjykatës

Në shkurt të dy viteve më parë në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtar në kontenierin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë. Pronari i kompanisë Çekaj u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por u ekstradua drejt Shqipërisë pak muaj më parë për të përballuar me drejtësinë shqiptare, ndërsa sot u dha vendimi për masën e dënimit.

(Kokaina e kapur në kontenierin e Arbri-Garden, ardhur nga Kolumbia)

VIDEO/Mars 2018, Report TV te magazinat ku u sekuestruan 613 kg kokainë

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit