613 kg kokainë në Maminas/ Gent Ibrahimi i kthen përgjigje Arbër Çekajt: KLP nuk ka kompetencë të heqë prokurorin e çështjes (DOKUMENTI)

613 kg kokainë në Maminas/ Gent Ibrahimi i kthen përgjigje Arbër Çekajt: KLP nuk ka kompetencë të heqë prokurorin e çështjes (DOKUMENTI)

TIRANË - Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka kthyer përgjigje Arbër Çekajt, i cili është në proces gjyqësor për 613 kilogramët e kokainës që u kapën në Maminas, për shkarkimin e prokurorit të SPAK, Edvin Kondili. Ibrahimi, në një shkresë dërguar dy avokatëve të Çekajt Dritan Jahaj dhe Faslli Cekaj, thotë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në procedime penale konkrete. Kreu i KLP-së orienton Arbër Çekajn duke cituar ligjin, që t'i drejtohet prokurorit të çështjes, apo gjykatës ku po zhvillohet procesi.

Çekaj i ishte drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë prokurorin e SPAK Edvin Kondili, me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Në seancat e mëparshme gjyqësore, Arbër Çekaj është shprehur se prokurori e ka sulm personal ndaj tij, ndërsa vetë Edvin Kondilli është shprehur se nuk i druhet asnjë kërcënimi. 

Për Çekajn prokuroria kërkoi 21 vite burg ndërsa vetë ai, në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat (bananet) duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin. Ai hodhi akuza të fortë ndaj prokurorisë shqiptare duke thënë se droga u zbulua nga italianët të cilët montuan kamera në kontenier për dorëzim të kontrolluar por hetuesit shqiptarë e ndalën operacionin duke mos kapur trafikantët e vërtetë dhe duke krijuar një grup kriminal imagjinar. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • X muhabet: 11/02/2020 09:45

    Rreziku me i madh qe i vjen shqiperise eshte nga makinat lluksoze social -imperaliste .po vllai i ...... qa po don me tregu me ketè ?don me mbajt popullin nen presion qe te mos kerkoje kurre te drejtat e tyre ?don me lajmru bashkepunetoret e tij qe te mshefin pasurine dhe leket,apo don me jua kerku leket me presion x te blere votat prap ?bukuria e gjithe ketij mega-operacioni eshte media qe me dashje o pa dashje ,e blere o e detyruar ben shou me meshtrime dhe shpifje pa e ditur ose duke shtremberuar te verteten.turp i madh dhe x ato tv qe nxjerrin ca analiste (ju thanshin)qe sdin qa thone vete e jo qa me ju thane popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus