64-vjeçarja Diana Nyad kalon
me not nga Havana në Florida

64-vjeçarja Diana Nyad kalon<br />me not nga Havana në Florida
NJU JORK - Diana Nyad ia ka dalë: në moshën 64-vjeçare është bërë njeriu i parë, që ka kaluar me not nga Florida në Kuba pa rrjeta mbrojtëse nga peshkaqenët.

Ajo u fut në det në Havanë të shtunën në mëngjes dhe pasditen e sotme mbërriti në Key West.

Bëhet fjalë për rreth 165 km, që Nyad ka kaluar me not, largësi që ajo e pati tentuar edhe katër herë të tjera, që nga viti 1975.

Në të gjitha rastet është detyruar ta lërë garën, pasi është pickuar prej kandilëve të detit. Hera e fundit qe në 2012.

Diana nyad
(Në foto: 64-vjeçarja Diana Nyad, fotografuar gjatë kalimit me not Havanë-Florida).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale