650 milionë euro do të jetë Eurobondi i ri, 250 milionë euro do të shkojnë për borxhin e vitit 2015

650 milionë euro do të jetë Eurobondi i ri, 250 milionë euro do të shkojnë për borxhin e vitit 2015

650 milionë euro është vlera që vendi do të kërkojë në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit. Nga kjo vlerë 250 milionë euro do të shkojë për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në Komisionin e Ekonomisë se eurobondi i ri prite të ketë një afat shlyerje deri në 10 vite.

“Ky projektligj konsiston në marrjen e huasë në vlerën e 650 milionë euro, në një afat midis 7 deri në 10 vjet. Financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë, fillimisht për të shlyer apo ri-financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, në vlerën e 250 milionë euro, dhe pjesa e mbetur do të jetë për të plotësuar nevojën për financim të 2020”, deklaroi Denaj.

Ndërkohë sot në Komision është miratuar edhe projektligji që i hap rrugën, përjashtimit nga detyrimet tatimore për çdo transaksion që do të kryhet për tregtimin e eurobondeve. Denaj është shprehur e bindur se eurobondi do të merret me një normë interesi tepër të ulët, pasi Maqedonia e Veriut arriti ta emetoj eurobondin e saj në kohë pandemi me interes 3.6%.

“Maqedonia e Veriut mundësoi emetimin e një eurobondit ë 7 në vlerën e 700 milionë euro me afat maturimi 6 vjeçar dhe me normë interesi prej 3.6% që është interesi i dytë më i ulët pas 2018-ës”, shpjegon Denaj.

Nga ana tjetër Deputeti i PS-së Ervin Bushati kërkoni që të zgjatet afati i shlyerjes së eurobondit, dhe sipas tij vendi mund të marrë një borxh më të lartë se kaq.

“Thuhet në relacion që shlyerja mund të shkojë 7-10 vite mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria të mendojë drejt zgjatjes së kohës, 10 vite patjetër por të shohim edhe në afat më të gjatë që ne të kemi mundësi të jemi kredibël në tregjet ndërkombëtare, por edhe të kemi mundësi manovrimi. Mendoj se Shqipëria ka mundësinë jo vetëm të kalojë nga 500 tek 650 milionë por të shikojë edhe mundësinë të kërkojë edhe shifra më të larta”, tha Bushati.

Më herët është hapur edhe gara për konsulencë ligjore për Eurobondin që do të merret. Me këto borxhe dhe ndryshime buxhetore të bëra deri më tani pritet të rritet ndjeshëm edhe borxhi publik.

“Borxhi publik do të rritet. Në një parashikim të rritur nga 66.3% përpara përhapjes së pandemisë, në 68.8% tani”, u shpreh Denaj.

Shqipëria ka dalë në këto tregje për herë të parë në vitin 2010 kur mori 300 milionë euro dhe së fundmi në vitin 2018 qeveria doli përsëri në tregjet ndërkombëtare duke marrë një eurobond në vlerën e 500 milionë Eurove, me interes 3.55%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 02/06/2020 21:12

    Borxhe mbi borxhe në beth të shqiptareve të shkrete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!