Rriten rastet/ 656 të infektuar dhe 5 humbje jete nga COVID! 440 qytetarë fitojnë betejën në 24 orët e fundit në vend

Rriten rastet/ 656 të infektuar dhe 5 humbje jete nga COVID! 440 qytetarë fitojnë betejën në 24 orët e fundit në vend

Foto nga spitali Infektiv

656 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID raporton ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë. Sot kemi një rritje të rasteve ditore, pasi dje janë shënuar 376 raste pozitive.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.Gjithsej janë kryer 3727 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. "Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", apelon ministria.

COVID-19 – Statistika (12 Janar 2021)

Raste të reja ditore        656

Të shëruar në 24 orë      440

Të shtruar në spitale      258

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore               3727

Testime totale            297,106

Raste pozitive             64,627

Raste të shëruara       38,421

Raste Aktive                24,954

Humbje jete                 1252

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14396

Fier       1821

Shkodër   1363

Durrës  1335

Lezhë  1005

Vlorë   1006

Korçë                913

Elbasan  918

Berat    802

Dibër    556

Gjirokastër 457

Kukës   382

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Sot 33 raste pozitive me COVID-19 në Berat, mes tyre shumë pensionistë

1609620870_160685144515875981791586284360Koronavirusssss.png

Mes 33 rasteve të konfirmuara sot pozitive nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit rastet pozitive janë edhe në disa institucione vendore. Mes të infektuarve janë: 1 specialist në drejtorinë e sh.a.Ujësjellës-Kanalizimeve Berat dhe 1 specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Berat. Të prekur me Covid-19 regjistrohen edhe në disa biznese private,që operojnë në shërbim të qytetarëve. Një kamerier në një fast-food në Berat,një punonjës dhe një shitëse në një dyqan rrobash në Urë-Vajgurore janë prekur nga SarsCov-2.

22 raste të infektuarish rezultojnë të jenë pensionistë,të moshave nga 60-72-vjeç,ndërkohë që 6 raste të tjera pozitive konfirmohen të papunë.

Burimet zyrtare brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat konfirmojnë se,mes të infektuarve nuk janë regjistruar persona me simptoma të rënda, ndërkohë që aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 802 raste aktive që nga fillimi i pandemisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet