Thumanë, 65-vjeçari tregon si shpëtoi familjen: Një nga fëmijët e harrova brenda! Kemi mbijetuar kot, për fat

THUMANË- Pranë pallatit “te vdekjes” ku u nxorën dhjetëra trupa pa jetë, në Thumanën e gjunjëzuar nga dhimbja, qëndron Vladimir Haxhiu, i cili arriti të shpëtonte mrekullisht nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me 4 anëtarët e tjerë të familjes, mes tyre dhe dy fëmijë.

65 vjecari tregon panikun e përjetuar gjatë përpjekjeve për të shpëtuar familjarët e tij, e sidomos fëmijët.

"Në këto rrënojat që janë bërë këtu, në katin e parë. Kam mbijetuar kot, fati. Kam qenë me gruan, gocën dhe dy fëmijët e saj të vegjël, një në klasë të parë dhe një në klasë të tretë. Kur dola unë, mora kalamajt, gocën dhe nusen, harrova një nga fëmijët brenda se ishte errësirë. U bë tym. Hyrja ishte bllokuar me inerte .Kam hipur sipër jam rrëzuar disa herë, goca ka vrarë këmbën”, tha 65-vjeçari.

Bashkë me familjen, Vladimiri po qëndron në çadër, në pritje për t'u shpërngulur.

 “Vetë i pestë në çadër. Për veshmbathje dhe ushqime nuk vuajmë, mirë jemi. Vuaj për dyshek se po flemë përtokë. Do shpërngulemi, por nuk e di se ku”, tha ai.

Vladimir Haxhiut i qëndron pranë miku i tij, i lumtur që fati u tregua i mirë me ta.

"Nuk dua të flas vetëm për Vladimirin,  më vjen keq për gjithçka ndodhi këtu dhe ndjej një keqardhje shumë të madhe sepse të gjithë i njoh”, tha ai.

Nga ky pallat ku shpëtoi Vladimir Haxhiu me familjen e tij, u nxorën pa jetë dhjetëra banorë, mes tyre familja Gregu me 3 anëtarë dhe Fatmira Çuka me Sardi Cukën, nënë e bir. Tashmë ky pallat është shembur, kanë mbetur vetëm rrënojat dhe kujtimet.


Lajmi kryesor:

TË MBIJETUARIT/ 72-vjeçarja tregon tmerrin e tërmetit me lot në sy: Më tërhoqi komshija, isha vetëm! Lezhjani: Kam ulëritur në gjithë lagjen


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza