683 raste të reja dhe 17 humbje jetë nga COVID në 24 orët e fundit! Sot u bënë 612 vaksina

683 raste të reja dhe 17 humbje jetë nga COVID në 24 orët e fundit! Sot u bënë 612 vaksina

Foto ilustruese

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 17 humbje jete dhe  683 raste të reja me COVID. Nga 2708 testime të kryera në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë, ku Tirana mban rastet më të larta me 292 të infektuar dhe ndiqet në Elbasan.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë,  Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë. 

Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,275 vaksinime.

Statistika (8 Mars 2021) 
Raste të reja ditore       683
Të shëruar në 24 orë     697
Të shtruar në spitale      646
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore               2708
Testime totale          491,844
Raste pozitive          113,580
Raste të shëruara       75,887
Raste Aktive                35,737
Humbje jete                1,956

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë     23519
Fier        2545
Vlorë       1709
Durrës     1686
Shkodër   1329
Gjirokastër 1243
Korçë      914
Elbasan    769
Lezhë       730
Berat        625
Dibër       346
Kukës    322

B.K./Shqiptarja.com

Komente

  • Merita: 08/03/2021 20:34

    Me kete ritm te vaksinimit deri ne Qershor do mirepresim turistet nga gjithe bote. Jan ulur raste sepse Jan ulur tested.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës

Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës