7 gjyqtarët që ‘përvëluan’ Berishën duke rihapur e dosjen e Gërdecit, rrëzuan Mediun dhe mbështetën SPAK, rol kyç Saida Dollani, Vitore Tusha e Elsa Toska

7 gjyqtarët që ‘përvëluan’ Berishën duke rihapur e dosjen e Gërdecit, rrëzuan Mediun dhe mbështetën SPAK, rol kyç Saida Dollani, Vitore Tusha e Elsa Toska

Gjyqatret Saida Dollani, Vitore Tushe, Ela Toska dhe Sali Berisha

Në shtator të vitit 2009, ish anëtarët e Gjykatës së Lartë Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea mbyllën me procedurë dosjen e Fatmir Mediun, i cili ishte marrë pandehur nga prokuroria si pjesë e përgjegjësisë për korrupsionin shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 27 njerëz, u plagosën rreth 300 të tjerë si dhe u shkatërruan qindra banesa dhe biznese.

Vendimi i diskutueshëm bazohej në ‘arsyetimin’ se Mediu ishte veshur sërish me imunitetin e deputetit pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, dhe sipas tre gjyqtarëve nuk mund të vijonte gjykimi. Dy gjyqtaret Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako ishin kundër dhe kërkuan që të vijonte gjyqi, me arsyetimin e Kuvendi ia kishte hequr një herë imunitetin Mediut dhe se nuk kishte kuptim që t’ia hiqte edhe një herë për të njëjtën akuzë të prokurorisë.

Në 22 korrik 2016, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, në presionin e SHBA-BE, miratuan arkitekturën e drejtësisë së re, me ndryshimet Kushtetuese, dhe në vijim edhe ligjet bazë të reformës në drejtësi.

Gati 5 vite më vonë, në shkurt të vitit 2021, SPAK kërkoi rihapjen e dosjes së Gërdecit dhe rinisjen e hetimeve për rolin e Fatmir Mediut, në cilësinë e ish ministrit të Mbrojtjes që u kujdes për letrat e punishtes së vdekjes, që siç edhe rezultoi më pas, doli që ishte një biznes i Familjes së Sali Berishës.

Përpjekja e SPAK u pengua nga gjyqtari i GJKKO-së Shkalla e Parë, Erjon Çela, i cili në 27 korrik të vitit 2021,vendosi të rrëzonte kërkesën e SPAK për hapjen e dosjes së Gërdecit, me argumentin se prokuroria kishte pasur 10 vite kohë për të ushtruar ndjekjen penale dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në shtator të vitit 2021, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, rrëzoi vendimin e Erjon Çelës, duke pranuar kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, rreth rolit të tij në shpërthimin e Gërdecit.

Vendimi i gjyqtares Saida Dollani u ankimua nga Mediu në Gjykatën e Lartë. Por, Mediu u rrëzua nga Gjykata e Lartë në 21 dhjetor të vitit 2021, duke konfirmuar si të ligjshëm vendimin e zonjës Saida Dollani. Vendimi i Gjykatës së Lartë pro hapjes së dosjes së Gërdecit është marrë nga Albana Boksi, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Ky vendim u ankimua nga Mediu dhe avokati i tij në Gjykatën Kushtetuese. Me 19 korrik të vitit 2022, Gjykata e Lartë vendosi që të rrëzonte të gjithë pretendimet e Fatmir Mediut kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, gjykatë e cila i jepte të drejtë SPAK për të nisur ndjekjen penale ndaj Mediut për Gërdecin.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga Vitore Tusha, Elsa Toska, Sandër Beci. Janë shtatë gjyqtarë, të cilët me vendimet e tyre, kanë mbështetur SPAK-un për të rihapur dosjen e Gërdecit, e cila konsiderohet si një dosje ‘përvëluese’ për Sali Berishën. Ata janë Saida Dollani, Albana Boksi, Ilir Panda, Sokol Binaj, Vitore Tusha, Elsa Toska dhe Sandër Beci.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 17/08/2022 08:05

    Berishes sja kame friken jame i paster thote skame bere gje ja ta shikojme kete rradhe

    Përgjigju
  • Sara: 17/08/2022 04:05

    Genjeshtra me bisht. . . Te gjithe politikanet jane te perfshire. . Shkofshin ne ferr . . Mallkuar qofshin e ishalla jetojne 150 vjet qe gjynahet e popullit ti shohin tek femijet e nipat e vet. . Ai shtet ka marre fund me kohe. . . Kurre nuk kthehem e dreqi ti haje te gjithe politikanet qe nga 90 e deri sot. . . E MJERA SHQIPERI SA PO VUAN QE USHUNJAT PO THITHIN GJAKUN E POPULLIT

    Përgjigju
  • Dion: 16/08/2022 22:32

    Pd kishte gjykatesit e vet dhe ps gjykatesin e skandaleve seksuale artan gjermeni te bandes se lushnjes

    Përgjigju
  • Tata: 16/08/2022 19:59

    Ne sapo kemi dale nga furriku,ku me shekuj qendruam ne gjunje e me sy mbyllur. Nuk dijme te lexojme e as te shkruajm,te flasim e te kendojme,pa le qe te mendojme. Ne po ngrihemi pak nga pak dhe nje dite derrit do i themi derr,jo daje,dhe shteti do jete per ne njelloj sic jemi dhe ne,pasi cdo popull ka qeverite qe meriton. Ne jemi korruptuesit dhe ata te korruptuarit,pra bashkefajtore te dyja palet,kot ulerasim.

    Përgjigju
  • barbuni: 16/08/2022 19:31

    rama kujton se po intimidon doktorin pasi ka kapur sistemin gjyqsor, nderkihe qe berisha eshte me i forte se kurr ne popull gje qe e zbyth levizjen e rames. une e kuptoj qe edit i kan shiju fitoret pa kundershtar (se luli ishte nul), por menyra jo ortodokse qe po perdor ndaj kundershtareve do ti beje gropen atij te parit. edi rama eshte sot per sot pergjegjesi kryesor per vjedhje te frikshme qe jane bere ne kete vend. eshte njeriu me jetegjate ne pushtet dhe njekohesisht hajduti me i madh qe ka njohur historia e vendit tone. nese ai deshiron te fitoje duke eleminuar opoziten nepermjet sistemit te kapur dhe kllaunve te ambasdave, me ben te imagjinoj per te nje fund te frikshem, qe sdo ja uroja. populli eshte i pameshirshem

    Përgjigju
  • AltinTop: 16/08/2022 17:29

    Berisha ka 1 vit qe eshte shpall Non-grata dhe sguxon kush ta thirri ne prokurori…Jo me per çeshtje qe kane 20 vite qe kane ndodhur. Ka mbaru ky shtet!

    Përgjigju
    • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 16/08/2022 17:50

      Bravo!!!!! (Ata qe thone ‘Roma nuk u ndertua brenda dites’, dmth sistemi i ri i drejtesise nuk do japi menjehere rezultate maksimale, jane mashtrues te paguar nga Sorrosi! Merrni shtetin grek si shembull… nuk ka pasur asnje lufte civile… nuk ka shkuar ne buze te humneres financiare duke u vendosur ne mbikqyrje nderkombetare se rrezikonte monedhen euro… Greqia eshte perfekte - po SPAK pse s’eshte perfekt?! S’behet ky vend!)

  • Daje Sami: 16/08/2022 16:59

    Nuk bebet uje gjaku i atyre qe humben jeten ne Gerdec nuk thahen kollaj lotet e atyre femijeve qe mbyllen jeten pa e filluar akoma nga babezia juaj o plehra qe perseri doni te vini ne pushtet me protesta me dhune per te shpetuar koken tuaj Koha juaj tashme ka perfunduar burgu per ju eshte kapak floriri edhe litari nuk i lan ato qe keni bere.

    Përgjigju
    • gerdeci: 17/08/2022 09:16

      per fatin e keq te ketij populli eshte thare e ndryshkur qekur fill pas shperthimit, gerdeci i dha prape kriminelit birish voten...nuk na kane fain politikanet, por vetja !!!

    • Drejtesia: 16/08/2022 18:45

      Te lumt

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 16/08/2022 16:52

    Po normal qe do e mbyllte me procedure Besnik Imeraj ceshtjen sepse kishte vajzen te punesuar si juriste ne firmen e Delijorgjit qe shpertheu Gerdecin. Nuk ka njeri me negatin se djali i Babace Faikut, pilotit te Enver Hoxhes. Plus qe ka qen HETUES dhee ka futur ne burg qindra ne kohen e Dulles dhe te Besnik Bekteshit. Uroj shume qe ai Fatmir Mediu ta kaloje pjesen tjeter te jetes mbas hekurave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Debutim me barazim në kompleksin e ri, te Partizani ‘shkëlqejnë’ flakadanët! Fitojnë Tirana dhe Dinamo

Debutim me barazim në kompleksin e ri, te Partizani ‘shkëlqejnë’ flakadanët! Fitojnë Tirana dhe Dinamo