Situata nga pandemia, 451 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID në 24 orë! 242 pacientë të shtruar në spital! Mbërrijnë në Rinas mbi 31 mijë Pfizer

Situata nga pandemia, 451 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID në 24 orë! 242 pacientë të shtruar në spital! Mbërrijnë në Rinas mbi 31 mijë Pfizer

Spitali Infektiv

7 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra", thotë ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 451 qytetarë. Numri i rasteve ditore është ulur ditën e sotme krahasuar me ditën e djeshme me 780 të infektuar.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë. 

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Ditën e djeshme ministria raportoi se janë të shtruar në spital 224 pacientë.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

"Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127".

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        451

Të shëruar në 24 orë      533

Të shtruar në spitale       242

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 4081

Testime totale              1,155,721

Raste pozitive               163,404

Raste të shëruara           148,117

Raste Aktive                   12,700

Humbje jete                     2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5410

Shkodër          1351

Fier                  1197

Durrës             1185

Vlorë               742

Lezhë              599

Elbasan           627

Berat               500

Kukës              307

Korçë              306

Gjirokastër      259

Dibër                217

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Vaksinimi masiv, mbërrijnë në Rinas mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer

31.590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur këtë mbrëmje në aeroportin e Riansit. Ndërkohë që në vendin tonë kanë mbërritur gjithsej 2.045.310 vaksina anti-COVID. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.

“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë” shkruan Manastirliu.

Vaksinat e mbërritura në Rinas 

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv

Arratisja e madhe në Ambasadën Greke, 17 qershor 1990, Në 'Esencë' Bujar Aliko! Sot ora 21:00 në Report Tv