Raporti/ Gjonaj: Hetimet nga prokuroria shume dobet! Braho: Prokurorët kanë dredhur zinxhirin?

TIRANE-Në Komisionin e Ligjeve raportoi ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017. Ministrja në fjalën e saj e vendosi theksin te hetimet pro aktive nga prokuroria, që sipas saj kanë qenë shumë të vogla.

Ministrja tha se nga të gjitha hetimet në total  për 2017, vetëm 0.33% e të numrit total (140 raste) kanë qenë pro aktive dhe nga këto, vetëm 46 për korrupsion.  Gjithashtu ministrja akuzoi ish-prokurorin e përgjithshëm Llalla se me mos funksionimin e njësisë së inspektimit të prokurorisë u bllokua vettingu.

Gjatë vitit 2017 nuk ekzistoi njësia për inspektimin e prokurorëve, bllokoi vettingun. Procesi u zhbllokua vetëm në shkurt të 2018. Ministrja e Drejtësisë vlerëson se duhet të forcohen kapacitetet profesionale të njësisë së dekriminalizimit. Është e ulët ndjekja e raste kryesisht, 0.33% në raport me të gjitha çështjet, për vitin 2017. Qeveria e ka rekomanduar edhe në 2018 për të evidentuar këto probleme.

Lidhur me cilësinë hetimeve për zyrtarët e lartë, MD vlerëson se edhe në 2017 ka pasur pak ndjekje të suksesshme. Lidhur me hetimet pasurore dhe asetet e konfiskuara, MD vlerëson se numri i rasteve të dërguara për gjykim është i ulët. Përsa i përket luftës për krimin e organizuar, bashkëpunimi  prokurorisë me institucionet e tjera nuk ka qenë në nivelet më të mira. Për 2017, nga 320 procedime vetëm 36 janë dërguar për gjykim.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Në pikën e hetimeve pro aktive, u ndal edhe deputeti i PS, Braho, i cili ngriti pyetjen se çfarë kanë bërë prokurorët?

Çfarë kanë bërë këta prokurorë kanë dredhur zinxhirin, këto shifra kanë qenë edhe më parë, nuk ka funksionuar një drejtim i rëndësishëm i punës së prokurorisë, hetimi pro-aktiv. Zonja ministre më dëgjo, më shiko në sy, kush do i bëjë hetimet pro aktive, nëse nuk i bën prokuroria e përgjithshme. Ke ndonjë mendim?

Spartak Braho

Ministrja u përgjigj duke thënë se situata me hetimet pro aktive është dramatike, ndërsa kërkoi që të fillonte hetimi disiplinor ndaj prokurorëve.

Ish-prokurori i përgjithshëm nuk e konsideroj të rëndësishëm inspektimin në një kohë që ligji e thotë qartë që prokurori dhe KLD kanë kompetenca, MD jo. Drejtoria e inspektimit duhet të vijonte, pasi solli ngërç të madh. Për hetimet pro aktive është situatë dramatike, pasi prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që të ndërmarrë hetime pro aktive. 0.33% e të numrit total, vetëm 1/3 ishte për cështjet e korrupsionit. Arsyeja do të thotë është mungesë e ushtrimit të detyrës dhe ata prokurorë dhe seksioni disiplinor të fillojë hetimin. 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Pas ministres do të raportojë kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Ekstradimi i Nezar Seitajt, Naço i drejtohet Gjonajt: Të pyeti Prokuroria? 

Ministrja Etilda Gjonaj është pyetur në Komisionin e Ligjeve edhe për ekstradimin e financierit të Habilajve, Nazer Seiti, për llogari të drejtësisë italiane. 

Deputeti i LSI, Nasip Naço iu drejtua Gjonajt nëse është pyetur apo jo ministrja nga Prokuroria për këtë rast. 

Gjonaj u përgjigj se "kur fillon hetimi penal, hetimi administrativ pushon".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi