7 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID në 24 orët e fundit në vend! Shënohen 820 raste të reja

7 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID në 24 orët e fundit në vend! Shënohen 820 raste të reja

Spitali infektiv

7 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qytetar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.

Ndërkohë 820 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 5544 testime të kryera, ku numrin më të lartë të rasteve të reja e ka Tirana, me 386 raste. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Sipas ministrisë janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Raste pozitive në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd. 

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        820

Të shëruar në 24 orë      1075

Të shtruar në spitale       223

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 5544

Testime totale              1,166,440

Raste pozitive               165,096

Raste të shëruara           150,012

Raste Aktive                   12,483

Humbje jete                     2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5501

Shkodër          1204

Durrës             1191

Fier                  1108

Vlorë               713

Elbasan           642

Lezhë              562

Berat               472

Kukës              305

Korçë              302

Gjirokastër      259

Dibër                224

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot