74 viktima/ 67 raste të reja me 2 humbje jete në 24 orë ! Me COVID infermierja, mbyllet gjinekologjia në Elbasan, infektohet dhe drejtori i një banke! 5 punonjës të bashkisë në Kavajë

Shifrat e të infektuarve me  COVID-19 mbeten të larta ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja, ndërsa janë shënuar edhe 2 humbje jetësh.

Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore dhe se kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

"Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura. Suksesi do të varet nga sjellja individuale e çdo qytetari. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19",  u shpreh Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

 

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)

Testime totale                         28409

Raste pozitive                          2819

Raste të shëruara                      1637

Raste Aktive                             1108

Humbje jete                              74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        428

Durrës        199

Shkodër     164

Vlorë          115

Fier             46

Lezhë         59

Korçë         35

Kukës        20

Elbasan     16

Gjirokastër 10

Berat           8

Dibër 8

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Me COVID infermierja, mbyllet reparti i gjinekologjisë në Elbasan! 2 raste të reja në Gjirokastër dhe Përmet

COVID- 19 prek stafin shëndetësor edhe në qytetin e Elbasanit. Burime për Report TV bëjnë me dije se pas tamponëve të marrë, kanë rezultuar pozitiv 4 persona, një prej tyre infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë. Mësohet se infermierja ka shfaqur simptomat disa ditë më parë, teksa iu nënshtrua tamponit ku dhe ka rezultuar pozitiv. Për shkak të këtij rasti, gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se stafi i repartit është vetëkarantinuar duke çuar në mbyllje të saj.

Ndërkohë, edhe 2 raste të tjera janë shënuar edhe në Përmet dhe Gjirokatës. Më konkretisht, sipas gazetarit Piro Nase në Përmet ka rezultuar pozitiv gruaja e biznesmenit përmetar, i cili u konfirmua me COVID-19 dy ditë më parë. Gruaj iu mor tamponi mëngjesin e sotëm, teksa përgjigja ka dalë këtë pasdite. Ndërkohë, rasti i dytë është në Gjirokastër ku ka rezultuar pozitiv një 53-vjeçar.

Ora 12:56
Rastet në Korçë, e paqartë se si u infektuan, dy prej tyre anëtarë të një familje

Tre të infektuarit e ditës së sotme me koronavirus në Korçë janë vatra të reja dhe si rrjedhojë është e paqartë mënyra se si janë prekur. Dy prej tyre janë anëtarë të së njëjtës familje, ndërsa mësohet së të tre personat janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ora 11:34
Një e prekur me COVID-19 në Fier, karantinohen 6 anëtarët e familjes

Në Fier është shënuar një rast i ri në 24 orët e fundit me koronavirus, ku është një grua e cila nuk dihet se ku e ka marrë virusin. Ajo është vetëkarantinura në shtëpi dhe po merr trajtimin aty.

Autoritetet vijojnë hetimin epidemiologjik të rastit dhe kontakteve të saj, ndërsa janë karantinuar edhe 6 anëtarët e familjes.

Ora 11:08
6 raste me covid në Kavajë/ 5 punonjës të bashkisë, mbyllet zyra e ndihmës ekonomike

Në 6 rastet e shënuara pozitive në Kavajë, 5 janë punonjës të bashkisë së qytetit. 5 punonjësit janë të gjithë të një zyre ku shpërndahej ndihma ekonomike dhe aktualisht është e mbyllur. Punonjësit kanë infektuar njëri tjetrin, ndërsa është bërë dhe dezinfektimi i ambienteve.

Të gjithë punonjësit ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi, pasi janë në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa i infektuari i 6-të nga qyteti i Kavajës është shtruar tek Infektiv në Tiranë, pasi ka qenë në gjendje të rënduar për shkak të covid-it.

Ora 10:57
4 të infektuar me COVID-19 në Elbasan, mes tyre edhe drejtori i një banke

Në Elbasan janë shënuar ditën e ditën e sotme 4 raste të reja me COVID  nga 19 tamponë të marrë një ditë më parë. Mes të prekurve me COVID-19 është edhe drejtori i një banke në Elbasan.

Një ditë më parë u raportua e infektuar edhe një punonjës banke, por drejtori i prekur sot nuk u infektua nga ajo, pasi nuk i përkasin të njëjtit institucion financiar, pra kanë ndodhur në banka të ndryshme.

Pas zbulimit me koronavirus të drejtorit është bërë dezinfektimi i bankës dhe pritet t'i nënshtrohet tamponi punonjësit e tjerë të bankës dhe kontaktet që ai ka pasur.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri