8 drejtorë në 10 muaj në Kadastrën Vlorë! Radhë të gjata qytetarësh: Na gënjejnë, askush nuk merr përgjegjësi (VIDEO)

Dyert e kadastrës së Vlorës janë të mbushura me qytetarë që kërkojnë të takojnë kryetarin e ri, i emëruar në detyrë rreth 2 javë më parë.

Janë problemet e mbartura të pronësisë që kanë bërë që radhët të shtohen, e bashkë më to dhe orët e pritjes.

Që prej orëve të para të mëngjesit, nën temperaturat e larta të korrikut, në pritje qytetarët kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre, ndërkohë që shprehen se ndërrimi i drejtuesve i ka dëmtuar.

"Kanë ndërruar gjithë ata drejtorë, vetëm ditët e humbura që kam kaluar këtu nuk llogariten. Kam 15 vjet që vij dhe nuk mbaroj punë, na shtyjnë dhe na përcjellin, na gënjejnë dhe na mashtrojnë", shprehet një qytetar.

Një tjetër qytetare thotë se "ndërrimi i drejtorëve sigurisht që na ka dëmtuar sepse asnjëri nuk e merrte përgjegjësin, problemi është tek regjistrimi i pronës'

"I marrin çështjet, shkon në përfundim dhe pastaj i fusin në arkiv nuk e di pse çështjet kalojnë në arkiv", shprehet një tjetër qytetar i shqetësuar.

"Kam paguar 20 milionë lekë për tokën dhe nuk ma jep shteti", u shpreh një tjetër

Edhe pse të shqetësuar e të lodhur nga ecejaket e përhershme pranë zyrave të Kadastrës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë në radhë duke shpresuar se do të marrin zgjidhje për problemet e tyre.

Andi Binaj, i 8 drejtor në harkun e 10 muajve të fundit, u prezantua më 13 korrik të këtij viti, nga Drejtori i përgjithshëm Artan Lame. Për ndërrimin e shpeshtë të drejtorëve të Kadastrës Vlorë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në 'Pa protokoll' në Report TV një natë më parë se ka nisur një hetim për të kuptuat nëse lidhet me arsye kriminale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kiri: 25/07/2020 19:47

    Turp i shtetit kjo qe ndodh ne vlore. Dhe askush nuk mban pergjegjesi.

    Përgjigju
  • Rrrrrr: 25/07/2020 18:31

    Brawo Edi! Ekzakt! Ne qe skemi srimme as ne rradhe as ne gje.. dmth na plasi trapi per keta urzurpatoret.. te pangopurit..

    Përgjigju
  • Edi: 25/07/2020 16:32

    Po ju qe ankoheni keni ndonje faj apo shteti ju a ndertoj shtepite ne tokat e tjetrit?ju pra zute pronat e njeri tjetrit, ju ndertuat pa leje, ju i zute pronen tjetrit,ju moret tokat e pronarëve të 44 me 7501,ju i jeni servilosur pushtetarëve per të legalizuar katrahuren,ju pra i keni bere tashti ky është rezultati i mendjes tuaj..

    Përgjigju
    • Vlera: 25/07/2020 16:42

      Fix o Edi,

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale