8 marsi, Basha iu dhuron lule zonjave: Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë, pa gra të forta

8 marsi, Basha iu dhuron lule zonjave: Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë, pa gra të forta

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në takim me gratë

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një aktivitete me gratë  për 8 marsin i ka cilësuar ato si fuqinë e vendit, pa të cilën Shqipëria nuk mund të ecë përpara. “Nuk mund të ketë Shqipëri të fortë, pa gra të forta”, tha Basha i cili surprizoi 10 zonja, përfaqësuese të fushave të ndryshme duke u dhuruar lule.

“Është vërtet e mrekullueshme që po takohem me ju sot. Ju kam sjellë lule për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, - u shpreh Basha ndërsa ndau buqeta me lule për zonjat.

Basha tha se Shqipëria është e fortë nëse gratë janë të forta.

“Ju, gratë e Shqipërisë jeni fuqia e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë. Me gra të forta Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë dhe ne kemi plot sfida para nesh. Luftën kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe mposhtjen e stereotipave gjinorë”, tha Basha.

E për të pasur një grua ballë të sfidave të vendit, sipas Bashës duhet së pari fuqizimi ekonomik i gruas, duke i dhënë asaj mundësi e të drejta të barabarta.

“Mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke u mundësuar të drejta të barabarta në tregun e punës, përfshirë këtu edhe barazinë e pagave mes burrave e grave dhe luftën ndaj diskriminimit për faktin se janë gra, duke mos u shpërblyer, duke ua vështirësuar rrugën e duke mos i motivuar, edhe pse kanë të njëjtin profesion dhe bëjnë të njëjtën punë”, - u shpreh Basha gjatë bisedës me gratë.

Basha ftoi gjithë gratë, ashtu si gjithë shqiptarët të bashkohen për të sjellë ndryshimin që meriton çdo grua, atë ndryshim që do të sjellë për Shqipërinë vota e 25 prillit.

“Së bashku do t'i sjellim ndryshimin Shqipërisë. Një ndryshim që shqiptarët e presin prej kohësh. Ndryshimin që na duhet për të arritur suksese pas 8 vitesh, në të cilat Shqipëria ka mbetur në vend numëro në të gjitha drejtimet. Së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, - tha Basha.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoftja: 08/03/2021 18:57

    Hajt se ta ndreq gruaja ty...te ben naj foto a video nga ato qe i qan ajo, dhe ti nxjer ne instagram.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin