8 marsi/ Vokshi: Nuk vjen ndryshime me një 'Gëzuar'...aq më tepër me një qeveri që gratë i ka fasadë (VIDEO)

TIRANË- Një urim, ku nuk mungojnë dozat politike, është ky i ish- deputetes Albana Vokshi në këtë 8 mars. Akuzat shkojnë drejtpërdrejtë për qeverinë Rama, sipas së cilës gratë përdoren vetëm të fasadë. Ajo u bën thirrje grave që të bashkohen për të sjellë ndryshimin, për të cilin thekson se nuk vjen vetëm me një “Gëzuar Ditën e Gruas”.

"8 marsi është dita kur gruaja është në qendër të vëmendjes. Ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhurojnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton. Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim. Varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas. Ne duhet të veprojmë!  Ne nuk kemi nevojë për mëshirë! Na duhen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë!

Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shëndetin më të mirë të grave, të arsimimit më të mirë të tyre dhe, për rrjedhojë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara. Ne duhet t’i krijojmë vetë mundësitë tona, duke nisur me ndryshimin e atyre që na qeverisin! Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! Ndryshimi nis me gratë! Ndryshimi jemi ne", shkruan Vokshi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 09/03/2020 22:29

    nuk po e lexoj fare shkrimin, por nga titulli e kuptoj mire, dhe pergjigja eshte: PO, fasade mund te jene por ju as fasade nuk dini te beni, jeni thjesht te paafteeeee..FJALORI JUAJ I KUFIZUAR PERMBAN VETEM SHARJE, MALLKIME, E GENJESHTRA, ASNJE GJE POZITIVE, ASNJE ZGJIDHJE,DHE NUK KINI PIKEN E BESIMIT NE POPULL, POR VETEM TEK MILITANTET TUAJ TE SEMURE, DHE KJO JU GENJEN DHE MENDJEN TUAJ TE SHKURTER.

    Përgjigju
  • Albana: 09/03/2020 11:13

    Jo moj zonje,nuk funksionon keshtu,perfundimisht ju te PD-se duhet ta mesoni se nuk behet politike vetem duke share kundershtarin,jo aspak,ju duhet te jepni alternativen tuaj dhe eshte populli qe gjykon c'fare eshte e drejte dhe c'fare jo,hiqni dore nga metodat e Saliut shaj dhe vetem shaj,kete lloj politike te dites te rastit qytetaret e neverisin.

    Përgjigju
  • Monik Lavire: 08/03/2020 18:43

    Ti je baxhell moj

    Përgjigju
  • Robi: 08/03/2020 16:33

    Ti ne qeverine tende ke qene kolone ...na e shpifet ju te ish PD-se vetem nxini e shani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri