8 mësuesë të bllokuar brenda një shkolle në Dukagjin, apel për ndihmë: Na duhen ushqime, dëbora ka shkuar 1 metër

Reshjet e dendura të dëborës kanë ngujuar brenda ambienteve të shkollës së fshatit Shalë 8 mësuesë në Dukagjin. Njëri nga mësuesit, Kol Vladaj tha në një lidhje telefonike për Report Tv se shkolla rrezikon të shembet dhe situata mund të përkeqësohet.

Jemi të ngujuar prej 3 ditësh. Sot kishte intensitet më të lartë reshjesh. Pamundësia bëri që mësimi të ndërpritej. Shkolla rrezikon të shembet. Jemi të bllokuar, dëbora ka shkuar 1 metër. Na duhen ushqime. I bëj thirrje prefektit dhe ministrit të marrin masat sepse nga momenti në moment jemi në rrezik. I bëj thirrje shtetit që të na ndihmojnë dhe të marrin masa emergjente sepse situata mund të agravojë.

Kol Vladaj, mësues

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në shumë qytete të Shqipërisë. Shumë zona janë të bllokuara dhe dëbora në qarkun e Dibrës ka shkuar në 1.2 metër. Fshatra të bllokuar nga dëbora në Elbasan dhe Krujë, ndërsa në Shkodër një person humbi jetën pasi iu shemb streha e një karburanti. Mësimi është ndërprerë në 280 shkolla në të gjithë vendin, në Tropojë, Gjirokastër, Has, Korcë, Dibër, Shkodër e Mirditë.(Lexo këtu)

/r.k./Shqiptarja.com

Komente

  • alti: 11/01/2019 11:51

    hajde rronxho bonxho hajde...po si mor po erdhen ushqimet deri aty do te thot qe mund ti marrin mbrapa te bllokuarit. apo kan rene rehat ata sduan te dalin me...

  • Santa Quaranta: 11/01/2019 11:07

    700 mije vjet ka Dukagjini qe bllokohen nga bora o Kolë dhe ti qenke zbut me duket dhe kerkon ndihme!!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet