8 mld lekë për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Ahmetaj: 2.5 mld lekë vetëm për Durrësin! Rama: Në tetor dorëzojmë banesat e para

Në Bashkinë Durrës ka filluar shpërndarja e granteve cash për rikonstruksionin e banesave që kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme. Këto grante në bashkinë e Durrësit kapin shifrën prej 2.5 miliardë lekë dhe përfitojnë 7500 banorë, të cilët do të marrin paratë në dorë për rikonstruksionin e dëmeve të banesave të tyre shkaktuar nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama tha nga Durrësi se fondi i granteve në dorë për qytetarët për rikonstruksionin e banesave në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti kap një shifër prej 80 milionë dollarë ose 8 mld lekë. Rama tha se mbyllja për shkak të pandemisë pengoi punimet por po fitohet koha e humbur, ndërsa tha se në fillim vjeshte banesat individuale të rindërtuara do të hapin dyert e para për të pritur banorët.

"Pengesa që krijoi mbyllja ishte e konsiderueshme, por po e kapim kohën e humbur. Janë 25 milionë dollarë që do të shpërndahen në dorë për të gjithë familjet në Bashkinë Durrës, që kanë të domosdoshme për të mbyllur riparimet në ato banesa që janë të riparueshme. Kemi një seri godinash të tjera që do të rindërtohen individualisht. Po ecim intensivisht kudo dhe janë 80 milionë dollarë që do të shkojë si pagesë e drejtpërdrejtë për qytetarët në zonat e prekura nga tërmeti. Ka filluar puna konkrete për shtëpitë individuale dhe janë lidhur marrëveshjet për lotet e para, në fillim vjeshte do të jetë dhe hapja e dyerve të para të banesave individuale për të pritur qytetarët", tha Rama.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka se janë 7500 qytetarë që përfitojnë nga dhënie e grateve në dorë për rikonstruksionin e banesave që kanë pësuar dëme të lehta dhe të mesme.

"Bashkia Durrës ka filluar sot shpërndarjen e grandit që familjet i marrin në formë para në dorë për të rikonstruktuar dëmtimet e lehta dhe ato mesatare të banesave. Shuma është e konsiderueshme pasi dhe dëmet janë të konsiderueshme. Vetëm grantet shkojnë 2.5 mld lekë ku përfitojnë 7500 persona. Sot vetëm grantet në të gjitha bashkitë e prekura do jetë rreth 80 milionë dollarë", tha Ahmetaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë