8 të izoluar në '41 bis', ministri i Drejtësisë: Do futen të tjerë, ndërpresim urdhrat nga burgu me 'ushtarët' jashtë

8 të izoluar në '41 bis', ministri i Drejtësisë: Do futen të tjerë, ndërpresim urdhrat nga burgu me 'ushtarët' jashtë

8 persona janë aktualisht në regjimin e posaçëm njohur si "41-bis", ndërsa të tjerë pritet të futen në të. Kjo është paralajmëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se në këtë regjim të ashpër do të futen edhe të dënuar të terë të rrezikshëm.

Qëllimi i këtij regjimi, për Manjën është për të ndërprerë komunikimin e të dënuarve të rrezikshme me 'ushtarët' e tyre jashtë, ku  japin urdhra nga burgu për të kryer krime dhe atentate të tjera.

Kjo deklaratë e Manjës është bërë gjatë një aktiviteti më OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm "41 bis".

Vetëm në nëntor janë 4 të dënuar, Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja dhe Arbër Çekaj, të cilët janë vendosur në regjimin "41 bis", ndërsa po vlerësohet rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.

Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Cekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht