8 vjedhje në dy muaj, arrestohet ‘tmerri’ i durrsakëve! Pranga edhe 37 vjeçarit, iu gjetën uniforma policie, vepra historike arti, drogë dhe makineta për lojëra fati

8 vjedhje në dy muaj, arrestohet ‘tmerri’ i durrsakëve! Pranga edhe 37 vjeçarit, iu gjetën uniforma policie, vepra historike arti, drogë dhe makineta për lojëra fati

Te sekuestruara nga policia

Andrea Dervishi 19-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit akuzohet për dy vjedhje të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik.

Sipas policisë në banesa në lagjen 13 në Durrës ai ka marrë para, celularë si dhe bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja". Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë muajve qershor-korrik, konkretisht në banesat e shtetasve F. F., M. B., B. N., B. L., V. C., A. U., I. M., F. A., ku ka marrë vlera të ndryshme monetare, aparate celulare dhe bizhuteri floriri”, thotë policia.

Ndërkaq është arrestuar në flagrancë 37 vjeçari Dejvid Karaboja, pasi ju gjetën 40 porcione me heroinë dhe 11 porcione me kokainë. Denis Kapidanit pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij ju gjetën disa sende të kundraligjshme, si makineta për lojra fati, lëndë narkotike cannabis etje.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në një ambient në lagjen nr.15, Durrës, në pronësi të shtetasit D. K., 37 vjeç.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati”, thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës