800 kg duhan kontrabandë, arrestohet 38-vjeçari në Kukës
Duhani i fshehur brenda furgonit
KUKËS- Një 38-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 800 kg duhan, pa faturë shoqërimi, mall për të cilin paguhet akcizë. Në pranga ka rënë E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se 38-vjeçari u kap në aksin rrugor Kukës-Morinë, ku pas kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata).
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
"Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 800 kg duhan. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.
Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
14.7%
-
Të vogla
67.3%
-
Nuk e di
18%
Vota total: 361
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Borë në pranverë, në Kukës trashësia arrin deri në 10 cm
25 Mars, 10:11
-
Personazh/ Italiani i apasionuar pas motorëve eksploron Kukësin: Ndihem i lirë, 10 vite udhëtime! Shqipëria vend i jashtëzakonshëm për turizëm (VIDEO)
24 Mars, 11:28
-
Sekuestrohen 530 kilogramë fruta të thata, dyshohen kontrabandë nga Greqia, arrestohet 28-vjeçari, vihet nën hetim një tjetër
23 Mars, 14:00
-
Nis puna për rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatrat në Has me Kosovën
22 Mars, 10:39
-
Procesionarja rrezikon të thajë masivet pyjore në Kukës! Specialisti: Rritet rreziku me ngrohjen e kohës, shteti të ndërhyjë
17 Mars, 09:54
-
Dita e Verës pritet me zjarr, këngë me çifteli e vallë tradicionale në Has (VIDEO)
14 Mars, 07:50
-
Has/ 22 familje në fshatin Helshan në rrezik! Banorët në protestë: Transformatori e telat e korrentit përtokë, na rrezikohet jeta
13 Mars, 17:37
-
Qeveria e Kosovës investon në Zapod të Kukësit, 2.3 mln euro për rrugën ndërkufitare Kërstec-Zapod
13 Mars, 14:36
-
Vlorë/ Shiste online veshje të kontrabanduara, procedohet penalisht 34-vjeçarja
13 Mars, 09:11
-
Rama inkurajon të rinjtë në Kukës të investojnë në turizëm: Fitoni më shumë sesa puna në tokë të huaj
12 Mars, 19:48
-
Rama inspekton Urën e Re të Kukësit: Super! E ndërtuar me material që përdoret në arkitekturën moderne
12 Mars, 17:38
-
VIDEO/ Peshon 5 mijë ton dhe e lartë 56 metra, ura e Madhe në Kukës drejt përfundimit! Puna ndërpritet nga moti i keq
11 Mars, 11:41