‘800 mijë vota në mandatin e tretë’/ Tabaku: As në ëndërr s’do i marrë Rama, e ka humbur besimin e qytetarëve

‘800 mijë vota në mandatin e tretë’/ Tabaku: As në ëndërr s’do i marrë Rama, e ka humbur besimin e qytetarëve

TIRANË- Për ish- deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kryeministri Edi Rama do të humbasë zgjedhjet e ardhshme, pasi ka zhgënjyer qytetarët, i ka varfëruar ato. Referuar deklaratës së bërë më herët nga kreu i qeverisë se mandatin e tretë do të marrë 800 mijë vota, Takabu thotë se një gjë e tillë është pamundur, aq sa as në ëndërr nuk mund t’i shohë se pse e ka humbur besimin e qytetarëve.

“800 mijë vota? Po ku do t’i gjejë, se nuk ka më as në shitje që t’i dalin llogaritë?! Të gjithë mezi po presin që të ikë, duke mbyllur një nga kapitujt më të këqinj të këtyre 30 viteve. Askush nuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuan në mirëbesim për premtimet e bujshme.

Biznesi dhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë një qeveri tjetër, e cila të mos i vjedhë, të mos i torturojë nëpër zyra burokratike, të mos gjobiten nga taksidarët që u rrinë tek dera, duan një qeveri që u siguron taksa të ulëta për të zhvilluar biznesin dhe për të marrë më shumë të ardhura nga paga mujore.   Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë fakton rënien e treguesve të besimit tek biznesi dhe klimën armiqësore, të krijuar këto vite nga qeveria.

Matjet tregojnë se kjo është rënia më e madhe e besimit të biznesit. Çdo fushë është e prekur. Indeksi i sipërmarrjes së shërbimeve, që tregon mbylljen e vendeve të punës, ka rënë me 60%, besimi i tregtisë apo indeksi i industrisë, që tregon përkeqësim të bilancit tregtar, është në kufijtë më të ulët historikë.  Qytetarët do të kenë më pak para, do të konsumojnë më pak, bizneset do të fitojnë më pak. E vetmja gjë që është shumë, është rritja stratosferike e borxhit, në nivelin 93% të prodhimit kombëtar.

800 mijë votat Edi Rama mund t’i shohë në ëndërr, mund t’i numërojë me mend, siç numëron pasuritë e grabitura të vendit, por ai duhet të nisë e të mësohet me faktin se koha e tij ka perënduar”, shkruan Tabaku.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 08/07/2020 23:06

    Cubi i gjat qe ju ju neverit do mari me shum se 800 mije. Ju te shqupit deri ne vitin 2032 aty e keni vendin se as opozit sdini te beni.

    Përgjigju
  • Babale: 08/07/2020 16:23

    Babale Tabaku By*** Bardhaku

    Përgjigju
  • Vicifoli: 08/07/2020 15:23

    PD mer pushtetin Nard Noka Kreminister... para te shporrim Edvin Mafine

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 08/07/2020 15:14

    Jo po I do merrni ju partia e Molotovit

    Përgjigju
  • robi: 08/07/2020 14:51

    Oj neperka Tabakhone po sheh endrra si Grigja duma . A e di se pd ja eshte bere si fronti demokratik ne lagjet e shqiperise. Ju nuk do kapni dot as votat e 2017 e jo me te vini ne pushtet me Flamur Herman Geringun dhe Klevis Krricin e Faros. Fytyrat me te urryera per popullin shqiptar dhe doni vota ju.

    Përgjigju
  • Ilo: 08/07/2020 14:38

    Te kam ditur te mencur dhe politikan seroze por po shoh kohet e fundit je bere si ata kukullat e kurdisura,po shikoni partine tuaj se nuk jeni askund mos I qaj hallin Rames se ju a fut perseri ai.

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 08/07/2020 14:28

    Edhe po si mori Rama sdo te thote qe do i merni ju.100 me mire i gjati me gjithe problemet qe ka se kelyshet e vicidolit!

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE: 08/07/2020 14:27

    O balona tabake po pse ke frik ti që populli Shqiptar do votoi Edi Ramën. Po ti mor balon tauke mendon ti se do votoi njeri partin tënde paçavure parti hajdutësh e parti wc partia më ANTISHQIPTARE në historin e kombit Shqiptar o balona pa terezi jorida tabakja goca e hajdutit ordiner. Babai jot hajdut i ler komplet pler.

    Përgjigju
  • Vlora: 08/07/2020 14:17

    Po mori Rama 800 mije, Pd mer 15700 te sigurta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg