29 - Nëntori, festa e çlirimit të Shqipërisë është kremtuar edhe në qytetin e Fierit. Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve janë kryer homazhe nga autoritetet më të larta vendore te cilët kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve të Fierit.
Në ceremoninë përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve, homazhe u kryen edhe nga familjarë të dëshmorëve, qytetarë e personalitete të shquara fierake ndërsa opozita nuk ka qenë e pranishme.
Nëse në qytete të tjera të vendit opozita ka festuar e ndarë, në Fier, nuk ka qenë pjesë e festimeve as në Ditën e Pavarësisë e as në Jubileun e 80-të të Çlirimit të Shqipërisë. Ndërkohë shiu me intensitet të lartë ka bërë që ceremonia të zgjasë vetëm pak minuta.
Lajmi ne perditesim...
lavdi deshmoreve gezuar 29 nentorin
Përgjigju