80-vjetori i LIIB, Meta: Të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjeditë të mos përsëriten kurrë
Presidenti Meta me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda
Sot është shënuar 80-vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe presidenti Meta mori pjesë në Poloni, në vendin ku nisi Lufta e Dyte Botërore. Ai u prit në Varshavë nga presidenti polonez Andrzej Duda, me rastin e një prej tragjedive më të mëdha botërore.
Presidenti Meta shkruan se të gjithë duhet të punojmë për lirinë, në mënyrë që të mos përsëriten më tragjedi të tilla dhe të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe lirisë që na bashkojnë me NATO-n dhe Bashkimin Europian.
"Përulje përpara dhjetra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitetit, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi. Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidaritetin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një botë më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë.", shkruan Meta në profilin e tij.
Ai shton se Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e “kësaj murtaje të njerëzimit” dhe ndjehet krenar për kontributin dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi-fashizmit.
Presidenti Meta në Varshavë
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2797
Lajme të tjera
-
Kryeministri polak Donald Tusk: Evropa ka hyrë në epokën e paraluftës, nuk kam parë situatë të tillë që nga 1945
30 Mars, 13:05
-
VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares shënon në Poloni
16 Mars, 15:29
-
Franca, Polonia dhe Estonia bëjnë thirrje për rritjen e rezervave të municioneve nga BE
5 Mars, 16:39
-
3 shtete të BE-së kërkojnë rritjen e gatishmërisë mbrojtëse
5 Mars, 14:27
-
Polonia e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, polaku gjendet në Qerret të Durrësit
1 Mars, 09:58
-
‘Të lirohen menjëherë nga burgu’, presidenti i Polonisë fal dy ish anëtarët e burgosur të kabinetit qeveritar
23 Janar, 21:05
-
Polonia dhe Ukraina zotohen për forcimin e aleancës kundër Rusisë
23 Janar, 09:24
-
Mosmarrëveshje brenda qeverisë së Polonisë mbi planet e kryeministrit për reforma
21 Janar, 19:08
-
Qeveria polake dëshiron të rrisë prodhimin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake
18 Janar, 13:00
-
VIDEO/ Goli i Ernest Muçit zgjidhet si më i miri për vitin 2023
12 Janar, 11:45
-
U arrestua një ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm polak paralajmëron grevë urie
10 Janar, 12:40
-
Policia polake arreston dy deputetë brenda Pallatit Presidencial
10 Janar, 11:14
kjo bjondja ashte zonja e pare ?
Përgjigjuca keni cua kyt barbun atje vec popullin Shqiptare nuk perfajson ky kriminel
PërgjigjuE njeta gja ashte edhe sote vetum ska lufte. Sote me ka marr pa lufte po te fute ne borgje dhe nen urdhnate e gjermanis jena sote.
Përgjigju