​Reagon Federata Serbe e Futbollit:
Vendim i CAS-it është politik

​Reagon Federata Serbe e Futbollit:<br />Vendim i CAS-it është politik
Federata Serbe e Futbollit në reagimin e saj zyrtar mbi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv e cilëson vendimin e CAS si “vendim politik”.
 
FSS e cilëson vendimin për t’i dhënë fitore në tavolinë Shqipërisë si precedent të rrezikshëm dhe skandaloz për futbollit evropian dhe botëror.

“Ajo që për të gjithë zyrtarët e UEFA-s dhe për të gjitha rajonin ishte një provokim i pastër vetëm për gjyqtarët e Lausanës nuk ishte i tillë”, thuhet në reagim.

Sipas federatës serbe vendimi do të sjellë tension politik jo vetëm për FSS por edhe për shtetin e Serbisë.

Federata serbe gjithashtu ngre dyshime edhe me vendimin për shtyrjen me disa herë të dhënies së verdiktit final.
 
“Pse vendimi u shty disa herë dhe u dha vetëm pas ndeshjeve eliminatore të qershorit? A ka të bëjë e gjitha kjo qartësisht me zhvillimet politike dhe nuk lidhje me futbollit? Mbi të gjithë, para se vendimi të jepej, mediet daneze dhe ato shqiptare e dinin atë”, thuhet në reagim.

Sipas federatës serbe në ditët e ardhshme autoritetet kompetente të Federatës Serbe të Futbollit do të marrë në shqyrtim situatën e re dhe pas konsultimit me ekipin ligjor do të marrin në konsideratë hapat e mëtejshme për këtë çështje.

FSS shprehet se, ata kanë të drejtë që brenda 30 ditëve ta apelojnë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis