85 vite me Sophia Loren, mishërimi i më të mirës italiane (FOTO+VIDEO)

Legjendat, madje edhe ato të kinemasë si ajo, nuk kanë moshë. Ato janë ide platonike, modele unike dhe perfekte, të cilat - në rastin e Sophia Loren, e cila sot feston 85 vjetorin, - mishërojnë më të mirën e Italisë, atë që u ngrit pas luftës dhe u bë idhull në skenën botërore.

Pothuajse 60 vjet më parë ajo e nisi duke hedhur gurë në filmin "La Ciociara" të Vittorio De Sica, një skenë që hyri në imazhet vizuale bashkëkohore. Për atë interpretim Loren fitoi dhe Oskarin.

"Ajo është shumë e bukur, shumë italiane. Kur lëviz, kur ecën, ajo është vet Italia” – ka thënë Roberto Benigni.

Striptizmi i saj i veshur, seksi por edhe plot humor, Loren është jo vetëm ikonë e kinemasë por është bërë burim frymëzimi për shumë stilistë si Milo Manara, Liberatore dhe Eric Stanton.

"Ajo kishte gjithçka, kishte bukuri, seksi dhe plot talent” – thotë  admiruesi i saj Woody Allen.

Sophia Loren nuk i ka zhgënjyer asnjëherë admiruesit e saj, një interpretuese e shkëlqyeshme, e aftë të kalojë nga komedia italiane në intensitetin e heroinave të neorealizmit. Sot, 85 vjeçe, ajo sapo ka ngjyrosur rolin e saj në filmin e djalit të vet  Edoardo Ponti.

Ora 14:17
85 vite me Sophia Loren, mishërimi i më të mirës italiane (FOTO)
1 / 25
2 / 25
3 / 25
4 / 25
5 / 25
6 / 25
7 / 25
8 / 25
9 / 25
10 / 25
11 / 25
12 / 25
13 / 25
14 / 25
15 / 25
16 / 25
17 / 25
18 / 25
19 / 25
20 / 25
21 / 25
22 / 25
23 / 25
24 / 25
25 / 25
I.C./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Sofia Loren nji Marke e pazakont e Filmit -Kinematografise: 21/09/2019 13:50

    bellissima , e mrekullushme , plot Teperament , mjaft sexi, gjakndezur , artiste deri ne palc , e paarriteshme , Idhull i Kinematografise jovetem asaj Italiane

    Përgjigju